LAJMI I FUNDIT:

Rritet vlera e lojtarëve të Kosovës, tani si ekip vlejmë 57 milionë euro – Rashica, Muriqi, Celina e Zeneli me rritje të ndjeshme

Rritet vlera e lojtarëve të Kosovës, tani si ekip vlejmë 57 milionë euro – Rashica, Muriqi, Celina e Zeneli me rritje të ndjeshme

Kosova do luajë të premten duelin e dytë kualifikuese për EURO 2020 ku përballë do ta ketë Malin e Zi.

Por gjatë këtyre ditëve, Kosova ka marr një lajm të mirë, pasi shumica e vlerave të lojtarëve janë në rritje.


Rritjen më të madhe të vlerës e ka arritur Milot Rashica, i cili tashmë do vlejë plot 20 milionë euro.

Rashica në aksion (Foto: Telegrafi/Ridvan Slivova)

Anësori kosovar ka pasur një stinor fantastik te Werder Bremeni, ku ka shënuar 12 gola, e ka dhuruar gjashtë asistime.

Rritje të vlerës ka pasur edhe goladori i Rizespor, Vedat Muriqi.

Vedat Muriqi (Foto: Telegrafi/Ridvan Slivova)

Muriqi nga një milion sa kishte vlerën në faqen e njohur ‘Transfermarkt’, tani do vlejë 2.5 milionë euro. Ylli kosovar pritet të ndryshojë skuadër gjatë këtij afati kalimtar të verës e ku ofertat e shumta nuk mungojnë.

Edhe Amir Rrahmani dhe Mirlind Kryeziun kanë pasur rritje, pasi tani vlejnë mbi një milion euro.

Zeneli, Kryeziu e Kolloli (Foto: Ridvan Slivova)

Qendërmbrojtësi ka vlerë një milion euro, falë paraqitjeve të mira që kishte këtë edicion.

Rritje mund të kenë edhe Arbër Zeneli (6 milionë euro aktualisht) dhe Bersant Celina (3.5 milionë euro), që kishin paraqitje të mira.

Vlera e ekipit aktual të ftuar te Kosova është 57 milionë euro. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Një rast identik si ai i Yamal ka ndodhur edhe në Ligën Premier – por a u pranua goli?

Një rast identik si ai i Yamal ka ndodhur edhe në Ligën Premier – por a u pranua goli?

Ndërkombëtare
Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

La Liga
PSG-ja janë të vendosur për ta zëvendësuar Mbappen me top yllin e Barcelonës pas largimit

PSG-ja janë të vendosur për ta zëvendësuar Mbappen me top yllin e Barcelonës pas largimit

Ligue 1
Kalo në kategori