LAJMI I FUNDIT:

“Sindikalistë të PAN-it” – Çitaku i reagon Kurtit: Dobët kryeministër, jo të gjithë ta kanë frikën

“Sindikalistë të PAN-it” – Çitaku i reagon Kurtit: Dobët kryeministër, jo të gjithë ta kanë frikën

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Albin Kurti, i cili i quajti anëtarët e sindikatave “sindikalistë të PAN-it”.

Çitaku përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se Kurti në vend se të bëjë zgjidhje ai thumbon mësuesit e arsimtarët.


Sipas saj, Kurti e ka problem të kuptojë institucionet të cilat nuk nënshtrohen.

“Si duket Kurti e ka problem ta kuptojë që në Kosovë ka organizata, sindikata, media, shoqata të pavarura, të cilat nuk nënshtrohen. Si duket e ka problem të kuptojë që ka njerëz që vendimet i marrin vet. Si duket e ka telashe me e pranu që jo të gjithë ia kanë frikën”, ka shkruar Çitaku.

Ajo ka kërkuar nga Kurti që t’i hap shkollat, duke i thënë se “çelësat i ke në dorë ti”.

Postimi i plotë:

Dobët Kryeministër, dobët.

Në vend se të ulet e të bëjë zgjidhje, Kurti paska vendosur edhe sot të thumbojë mësueset dhe arsimtarët tanë.

Njëhere, njerëzit e VV e quajtën kryesindikalistin njeri të Serbisë, e sot, Kryeministri i paska quajtur sindikatat “ sindikata të PAN-it.”

Si duket Kurti e ka problem ta kuptojë që në Kosovë ka organizata, sindikata, media, shoqata të pavarura, të cilat nuk nënshtrohen. Si duket e ka problem të kuptojë që ka njerëz që vendimet i marrin vet. Si duket e ka telashe me e pranu që jo të gjithë ia kanë frikën.

Kryeministër, ju jeni Kryeministër i Kosovës, jo i VV-së. Fatkeqësisht nuk po silleni si i tillë.

Jemi me 25 shtator, e fëmijët tanë janë në shtëpi. Hapi dyert e shkollave Kryeministër. Çelësat i ke në dorë ti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Hovenier: Njohja reciproke është qëndrim i administratës Biden, por s’mendojmë se do të ndodhë tani

Hovenier: Njohja reciproke është qëndrim i administratës Biden, por s’mendojmë se do të ndodhë tani

Lajme
Rezoluta për Srebrenicën, Kamberi: Grusht i fortë për politikën e Vuçiqit

Rezoluta për Srebrenicën, Kamberi: Grusht i fortë për politikën e Vuçiqit

Lajme
Krasniqi i përgjigjet Haradinajt: Nuk jemi fëmijë me na mashtru Albini

Krasniqi i përgjigjet Haradinajt: Nuk jemi fëmijë me na mashtru Albini

Politikë
Festuan apo protestuan? Serbët defilojnë me vetura e flamuj në Mitrovicën e Veriut, pas miratimit të rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë

Festuan apo protestuan? Serbët defilojnë me vetura e flamuj në Mitrovicën e Veriut, pas miratimit të rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë

Lajme
Dezinformimi dhe propaganda, SHBA-ja dhe BE-ja në koordinim për Integritetin e Informacionit në Ballkanin Perëndimor

Dezinformimi dhe propaganda, SHBA-ja dhe BE-ja në koordinim për Integritetin e Informacionit në Ballkanin Perëndimor

Lajme

"Abelardi po më pyet mos po doni me këtë harç me shpërnda Kuvendin" - Konjufca shkakton të qeshura në seancë plenare

Lajme
Kalo në kategori