Sinan Hoxha ka publikuar videoklipin më të ri të këngës që e ka titulluar “Bomba”.

Klipi i ri ka disa elemente të Bollywoodit, të cilat nuk janë përfshirë në ndonjë video të mëhershme muzikore shqiptare.


Kënga përmban ritme verore dhe Sinani ka shkruar në Facebook: “Shpresoj t’ju pëlqejë”.

Ky është njëri nga dy klipet që ka realizuar këngëtari për këtë verë. Videoja tjetër do të publikohet në fillimin e javës së ardhshme. /Telegrafi/