LAJMI I FUNDIT:

Simeone: Humbja e Hernandezit më keqe se e Griezmannit

Simeone: Humbja e Hernandezit më keqe se e Griezmannit

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka thënë se humbja e Lucas Hernandez te Bayern Munich këtë verë ishte humbja e tyre më e madhe.

Simeone thotë se largimi i tij e dëmton më shumë klubin sesa transferimi i Antoine Griezmann te Barcelona.


“Largimi që na dëmtoi më shumë ishte Lucas, i cili ishte një djalë nga akademia”, ka thënë fillimisht Simeone për Cadena Ser.

Efekti Simeone, momenti kur shtatë lojtarë të Atleticos rikthehen me shpejtësi dhe mbrojnë një kundërsulm të shpejt në Ligën e Kampionëve
Lexo po ashtu Efekti Simeone, momenti kur shtatë lojtarë të Atleticos rikthehen me shpejtësi dhe mbrojnë një kundërsulm të shpejt në Ligën e Kampionëve

“[Më dhemb] më shumë se largimi i Griezmannit”.

Pavarësisht se ndjehej sikur kalimi i francezit te Barcelona nuk ishte më i dhimbshmi për humbjet e tyre gjatë verës, Simeone kishte vetëm gjëra të mira për të thënë për sulmuesin e ri të Barcelonës.

“Kam folur me të me rastin që kur ai u largua”.

Simeone: Griezmann u largua në kohën e duhur nga Atletico
Lexo po ashtu Simeone: Griezmann u largua në kohën e duhur nga Atletico

“Ai është aty ku dëshiron të jetë. Është një djalë i përulur që nuk flet shumë, është i qetë dhe i gëzuar”.

“Nuk kam dyshim se ai do të përfundojë duke bërë mirë atje, por tani gjithçka varet nga [Ernesto] Valverde, jo unë”, përfundoi argjentinasi. /Telegrafi/