LAJMI I FUNDIT:

Simbolet e Kosovës do të respektohen në Spanjë, presidenti i FHK-së merr konfirmimin për këtë

Simbolet e Kosovës do të respektohen në Spanjë, presidenti i FHK-së merr konfirmimin për këtë

Presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini, ka zhvilluar takime të shumta gjatë Konferencës së Presidentëve të EHF-së dhe FINAL4 të Ligës së Kampionëve, që po mbahen në Keln të Gjermanisë.

Saraçini është takuar edhe me presidentin e IHF-së, Hassan Moustafa dhe me përfaqësuesit e Federatës së Hendbollit të Spanjës. Në këto takime, kreu i FHK-së i është konfirmuar se flamuri i shtetit të Kosovës dhe himni i Kosovës do të respektohen gjatë kampionatit botëror të juniorëve që në muajin korrik mbahet në Spanjë.


(Foto: kosovahandball.info)

Në këtë botëror merr pjesë edhe Kosova, ndërsa autoritetet spanjolle nuk e kishin shfaqur flamurin e Kosovës në ceremoninë e shortit, duke e zëvendësuar atë me logo të FHK-së. Por reagimi i Federatës tonë ishte i menjëhershëm dhe Federata Ndërkombëtare e Hendbollit i dha afat Spanjës që deri në fillim të qershorit të jap garanci se do të respektohen simbolet e Kosovës në Botëror, në të kundërtën Spanjës do t’i merret e drejta e organizimit të Botërorit – thuhet në njoftimin e kosovahandball.info.

Spanjës do t’i merret e drejta e organizimit të Kampionatit Botëror nëse nuk respektohen simbolet e Kosovës
Lexo po ashtu Spanjës do t’i merret e drejta e organizimit të Kampionatit Botëror nëse nuk respektohen simbolet e Kosovës

Por në takimet që në fundjavë kishte presidenti Saraçini me mikun e madh, presidentin e IHF-së, Hassan Moustafa dhe përfaqësuesit spanjollë, u konfirmua respektimi i simboleve të Kosovës. Ky konfirmim erdhi pas një komunikimi të gjatë të FHK-së me IHF-në dhe Federatën spanjolle. IHF-ja, njëjtë si Federata jonë, ishte kategorike që Kosova të paraqitet e barabartë me vendet tjera, pra që të respektohen të gjitha simbolet tona. Kështu Spanjës nuk iu la rrugëdalje pos të pranojë paraqitjen tonë me të gjitha simbolet.

Në Konferencën e Presidentëve të federatave nacionale të EHF-së, presidenti Saraçini po shoqërohet nga nënpresidenti Enis Idrizi. Dy drejtuesit e Federatës kanë pasur takime të shumta me rëndësi për hendbollin kosovar.

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Dy yjet e Gironas u goditën kokë më kokë, u dërguan menjëherë në spital

Dy yjet e Gironas u goditën kokë më kokë, u dërguan menjëherë në spital

La Liga
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

Liga e Kampionëve

"Ai tha se na gënjeu", Toni Kroos zbulon fjalët Carlo Ancelottit përpara El Clasicos

La Liga
Kalo në kategori