Sillet keq me policët gjatë shqiptimit të gjobës, arrestohet pejani


Policia në Pejë ka arrestuar një person pasi që i njëjti është sjellur keq me zyrtarët policor.
"Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti gjatë shqiptimit të gjobës, ka filluar të ketë sjellje arrogante ndaj zyrtarëve policor.
Me urdhër të prokurorit, i dyshuari lirohet dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
28/09/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





































