LAJMI I FUNDIT:

“Sikur ta ketë fituar lotarinë” – Tyson Fury thumbon keq Dillian Whyten

“Sikur ta ketë fituar lotarinë” – Tyson Fury thumbon keq Dillian Whyten

Tyson Fury dëshiron që Dillian Whyte të flasë, të vendosë ose të mbyllë gojën për përballjen e tyre të mundshme prej 30 milionë euro në Wembley.

Boksieri 33-vjeçar i peshave të rënda në WBC do të përballet me sfiduesin e tij të detyrueshëm të shumëpritur këtë pranverë, për sa kohë që Brixton Body Snatcher të nënshkruajë kontratën deri më 19 shkurt.


Whyte do të fitojë tetë milionë euro vetëm për paraqitjen dhe 12 milionë euro potenciale për të fituar dhe Fury – i cili shkoi në Gjermani për të rrëzuar nga froni Wladimir Klitschko për tre tituj botërorë në vitin 2015 – thotë se duhet ta konsiderojë veten me fat si fitues i lotarisë.

Tyson Furyt nuk i ka kaluar zemërimi ndaj Anthony Joshuas - jep parashikimin nëse AJ do të takohej me Deontay Wilderin
Lexo po ashtu Tyson Furyt nuk i ka kaluar zemërimi ndaj Anthony Joshuas - jep parashikimin nëse AJ do të takohej me Deontay Wilderin

The Gypsy King deklaroi: “Unë nuk e urrej Dillian Whyte dhe ai nuk më urren mua, do të bëj shumë para, më shumë se sa mund të kishte bërë në një milion jetë”.

“Ai duhet të më admirojë dhe unë kam respekt për të si sfiduesin tim të detyrueshëm në WBC”.

“Mendoj se të mos flasësh është patetike, ne jemi këtu për të biseduar dhe për të shitur një nga luftimet më të mëdha në historinë britanike të boksit dhe ai duhet të luajë rolin e tij”.

Tyson Fury nuk i tërhoqi grushtet e tij verbale

“Ata vazhdojnë të shkojnë për paratë dhe përqindjet, por ky m**t i vogël po merr tetë herë më shumë se sa fitova kur munda Wladimirin – dhe unë isha 20 herë më i famshëm se ai për atë luftë, i pamposhtur, i detyrueshëm si me WBO-në dhe WBA, dhe kisha fituar tre eliminatore të titullit botëror”.

“Ai do të ishte shumë i arsyeshëm të merrte paratë e tij para se t’i humbiste. Është sikur ky idiot të ketë fituar Euro Lotarinë”.

Zyrtare: Do të ketë meç mes Tyson Fury dhe Dillian Whyte
Lexo po ashtu Zyrtare: Do të ketë meç mes Tyson Fury dhe Dillian Whyte

“Dhe nëse është stadiumi Wembley, do të ishte një moment shumë i veçantë për mua, shumë i veçantë”, ka shtuar më tej Fury.

Kampioni i peshave të rënda në WBC shpreson të mbrojë titullin dhe më pas të shkojë për titujt e tjerë, për të tentuar t’i fitojë dhe të shpallet kampion i unifikuar i peshave të rënda. /Telegrafi/