LAJMI I FUNDIT:

I siguroi fitoren Spezias, Thiago Motta me fjalë të mëdha për Manajn

I siguroi fitoren Spezias, Thiago Motta me fjalë të mëdha për Manajn

Rey Manaj ka qenë vendimtar në një tjetër ndeshje për skuadrën italiane Spezia.

Sulmuesi shqiptar realizoi gol ndaj Cagliarit në fitoren e Spezias me rezultat të pastër 2-0.


Manaj u inkuadrua në lojë në minutën e 67-të dhe ndryshoi tërësisht lojën e skuadrës së tij gjë që ka marrë edhe lëvdatat e trajnerit Thiago Motta.

Trajneri i Spezias ka folur pas fitores, teksa ka treguar pse vendosi ta lë në bankën rezervë shqiptarin.

“Zgjodha Gyassin titullar për të tentuar më shumë thellësinë, ndërsa Manaj është më tepër një sulmues pozicional. Rey u fut shumë mirë në fushë dhe bëri një punë të shkëlqyer, njësoj si gjithë lojtarët e tjerë”, tha Motta.

Tutje Motta shpjegoi se Manaj është shumë i rëndësishëm për Spezian, teksa thotë se e ka merituar respektin e bashkëlojtarëve.

Manaj shfaqet i lumtur pas golit: Ishte ndeshje që vlente nëntë pikë
Lexo po ashtu Manaj shfaqet i lumtur pas golit: Ishte ndeshje që vlente nëntë pikë

“Rey është shumë i rëndësishëm për grupin dhe ekipin. Ai nuk e nisi titullar për shkak të një zgjedhjeje taktike, por kontributi i tij është gjithmonë i madh”.

“Që kur ka ardhur ai ka pasur një moment të vështirë sepse ka luajtur pak, pastaj e ka merituar atë që ka bërë dhe ka merituar respektin e bashkëlojtarëve”, deklaroi trajneri i Spezias. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League
Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Premier League
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Kalo në kategori