LAJMI I FUNDIT:

Sigal Prishtina-Bashkimi, pesëshet e para

Sigal Prishtina-Bashkimi, pesëshet e para

Me përballjen në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Bashkimit nis seria finale e ‘play-offit’ në Superligën e Kosovës në basketboll.

Në sfidën e parë, kryeqytetasit kanë epërsinë e terrenit vendas, ndërsa mysafirët do të kërkojnë befasinë dhe ndaljen e bardhekaltërve në rrugën e tyre drejt titullit të katërt me radhë.


Rikujtojmë se të dy finalistët i fituan rresht tri ndeshjet gjysmëfinale, Sigal Prishtina ndaj Trepçës dhe Bashkimi ndaj Pejës.

Dy ekipet finaliste janë të përgatitura mirë dhe pritet që në përballjet finale të sjellin një atmosferë që e duan gjithë dashamirët e basketbollit.

Sigal Prishtina: Edmond Azemi, Drilon Hajrizi, Jabarie Hinds, Nenad Delic, Mike Moser.

Bashkimi: Imer Tahiri, Marko Popovic, Mikaile Tmusic, Kayel Locke, Temi Soyebo.

/Telegrafi/