eksperti-banner

Dy trajnerët e skuadrave finale të ‘play-offit’, Sigal Prishtina dhe Bashkimi, shpresojnë në triumfin e skuadrave që ata i drejtojnë.

Trajneri i ekipit kryeqytetas, Audrius Prakuraitis, mendon se ekipi i tij është favorit në serinë finale të ‘play-offit’, mirëpo i ka paralajmëruar lojtarët e tij që të jenë të kujdesshëm.


Sipas tij, bardhekaltrit duhet të jenë të fortë psikikisht para ndeshjeve finale.

Nga ana tjetër, trajneri i ekipit prizrenas, Dragan Radovic, konsideron se titulli i kamponit do të ishte një dhuratë e merituar për të zgjedhurit e tij.

Ai ka thënë për Kohën Ditore se pas një stinori me telashe të shumta të tejkaluara, ekipi i tij ka arritur në finale, prandaj sipas tij, titulli do të ishte dhuratë e merituar.

telegrafi sport app