Sienna Miller fejohet me një partner 15 vjet më të ri se ajo


Sienna Miller thuhet se është fejuar.
Aktorja, e cila muajin e kaluar solli në jetë fëmijën e saj të tretë, pritet të martohet me aktorin Oli Green, 29 vjeç, pasi çifti ka vendosur ta çojë marrëdhënien e tyre në një tjetër nivel, sipas raportimeve të E! News.
Kjo është hera e katërt që 44-vjeçarja fejohet, megjithëse deri më tani ajo nuk është martuar asnjëherë.
Thashethemet për fejesën nisën gjatë fundjavës, kur aktorja u shfaq në publik me një unazë të re diamanti në gishtin e fejesës.
Ajo ekspozoi bizhuterinë e saj tërheqëse gjatë një udhëtimi në Barcelona, ku u pa duke u larguar nga një festë vetëm një javë pasi kishte sjellë në jetë fëmijën e saj.
Miqtë e çiftit thonë se Oli Green, ish-modeli britanik, prej kohësh e ka shprehur dëshirën e tij për t’u martuar me Sienna Miller, pavarësisht diferencës prej 15 vitesh në moshë mes tyre.













































