LAJMI I FUNDIT:

Si u përgjysmua numri i vetëvrasjeve në Finlandë

Si u përgjysmua numri i vetëvrasjeve në Finlandë

Kur Finlanda u kurorëzua vendi më i lumtur i botës muajin e kaluar nga OKB-ja, disa ngritën vetullat përpjetë: si ka mundësi që vendi nordik, i njohur më së shumti për klimën e ashpër dhe nivelin e lartë të vetëvrasjeve, arriti të zinte një pozicion të tillë?

Edhe pse krahasimet ndërkombëtare kanë mangësitë e tyre për shkak të problemeve me të dhënat, statistikat zyrtare të vitit 1990 e vendosnin vërtet Finlandën të dytën në botë pas Hungarisë për nga numri i lartë i vetëvrasjeve.


Profesori Timo Partonen, i Institutit Kombëtar Finlandez të Shëndetit e Mirëqenies, mendon se për një fenomen të tillë nuk duhet fajësuar medoemos klima e zymtë e Finlandës apo qytetet e saj të ftohta e prej betoni të pasluftës.

“Kush është depresiv, ashtu do të jetë në çdo vend të botës. Rreziku i vetëvrasjes është i ngjashëm. E rëndësishmja në këtë mes janë lidhjet sociale dhe sa i gatshëm je ti të kërkosh e të marrësh ndihmë”, thotë Partonen.

Që prej viteve ‘90, niveli i vetëvrasjeve në Finlandë thuajse është përgjysmuar dhe sot ajo ka zbritur me 20 vende në atë listë falë përpjekjeve të sektorit të shëndetit publik për të përmirësuar trajtimin dhe mbështetjen e personave më të rrezikuar, si dhe për ta bërë median të raportojë mbi këtë çështje në mënyrë më të përgjegjshme, përcjell tch.

Nëpërmjet kësaj fushate është arritur që finlandezët, e sidomos meshkujt, ta kenë tani më të lehtë t’i shprehin ndjenjat dhe shqetësimet e tyre, e të kërkojnë ndihmë të specializuar.

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Ku është 'Fito'? Lordi famëkeq i drogës i Ekuadorit, i cili u arratis nga burgu në të cilin jetonte si mbret

Ku është 'Fito'? Lordi famëkeq i drogës i Ekuadorit, i cili u arratis nga burgu në të cilin jetonte si mbret

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Kalo në kategori