Gjetja e një parfumi që iu identifikon si person – një të cilën e admirojnë të gjithë – mund të merr ndonjëherë edhe vite kohë! Por, edhe nëse e gjeni, ju e keni kryer vetëm gjysmën e punës!

Posa të bini në dashuri me një aromë të caktuar, pastaj lind problemi se si ta bëni parfumin t’ju zgjatë sa më shumë pa e stërpikur  veten me gjysmën e shishes apo pa e aplikuar parfumin gjatë tërë ditës, transmeton Telegrafi.

Dy ekspertë tregojnë disa këshilla të thjeshta që e zgjasin jetëgjatësinë e parfumit, dhe këshillat e tyre mund t’i ndiqni nga ky moment:

Pikat e pulsit

“Vajrat e flagrancës lulëzojnë kur janë të ngrohët” shpjegon Erika Shumate.

Kësisoj ajo rekomandon ta aplikoni parfumin në pjesët më të ngrohta të trupit, si kyçet e dorës, në pjesën e brendshme të bërrylave, në qafë, por edhe prapa gjunjëve.

Në këto vende parfumi reagon me temperaturën e trupit dhe e mban aromën gjatë tërë ditës.

Kujdesuni për lëkurën

Aromat zgjasin më shumë kur lëkura është e hidratuar, prandaj vendoseni parfumin pasi të bëni dush.

Vendoseni në krehër të flokëve

Spërkateni krehin e flokëve para se t’i krehni flokët, në mënyrë që edhe flokët të jenë të mbushur me aromë. /Telegrafi/