LAJMI I FUNDIT:

Si të mbroheni nga mushkonjat

Si të mbroheni nga mushkonjat

Ditët e ngrohta sjellin edhe mushkonjat. Hulumtimet kanë treguar që gjenet janë më së shumti fajtore pse jeni aq “tërheqës” për mushkonjat, edhe pse ekzistojnë edhe shumë gjëra të tjera, që mund t’i tërheqin.

Ja disa këshilla që do t’ju ndihmojnë të mbroheni.

– Zbrazeni ujin nga çdo objekt në kopshtin tuaj ose në tarracë, sepse ai i tërheq. Në bahçe ose në tarracë mbillni borzilok, sepse mushkonjat nuk e durojnë aromën e tij.


– Reduktoni sasinë e sheqerit në ushqim, sepse ata që konsumojnë shumë sheqer kryesisht përfundojnë të pickuar. Disa hulumtime kanë treguar që mushkonjat më shpesh i pickojnë njerëzit që hanë shumë banane.

– Vishni rroba të gjëra me ngjyra të çelura, sepse ngjyrat e errëta i tërheqin dhe i bëjnë më agresive.

– Parfumet dhe deodorantet me nuanca të luleve janë karrem i vërtetë për mushkonja, prandaj shmangini kur shkoni, për shembull, në lum.

– Mushkonjave u pengon vitamina B, prandaj merreni në tableta.

– Në 100 ml vaj bazik të kokosit ose luledielli shtoni 10 pika vaj livande, 8 pika vaj limoni dhe 8 pika vaj trëndafili. Përzierjen derdheni në një shishe më të errët të xhamit, mbylleni dhe tundeni. Këtë përzierje mund ta aplikoni në lëkurë çdo herë para se të dilni nga shtëpia.

Mund të ndihmojnë edhe livanda dhe uthulla e mollës, prandaj përdorini në vendet ku pulsi është më i fortë – në nyje, qafë, pas veshëve.

– Qërojeni kastravecin, ndajeni imët dhe pastaj bluani në mikser. Ndajeni lëngun dhe ftoheni në enën për akull. Me kockat e tilla të lëngut të kastravecit lyejeni lëkurën e fytyrës dhe duarve. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori