eksperti-banner

Katër burra që i mbijetuan robërimit në një kamp të xhihadistëve të ISIS dhe arritën ta shijojnë sërish lirinë, kanë folur për BBC në lidhje me përvojën e tyre.

Ata janë takuar përsëri gjatë këtij muaji, dhe ky ishte takimi i tyre i parë që kur i shpëtuan kthetrave të Shtetit Islamik që po i mbante peng në një kamp në Siri, transmeton Telegrafi.


Te mbijetuarit 1

Federiko Motak punëtor humanitar, Didier Francois korrespondent dhe gazetar lufte, Daniel Raj Otosen fotograf dhe gjimnast danez, si dhe fotografi dhe blogeri francez Pierre Tore, i kanë kaluar tre muaj pa iu ekspozuar rrezeve të diellit, pasi për javë të tëra janë rrahur dhe kanë qëndruar të lidhur me zinxhirë.

Megjithatë, ata kanë fituar në “lojën e mbijetesës” që zgjati rreth një vit.

Te mbijetuarit 2

Në mënyra të ndryshme ata luftuan për mbijetesë dhe bën gjithçka që të mbesin gjallë: Motka me çdo kusht është munduar të mbrohet, duke mbajtur kokën poshtë derisa goditej dhe torturohej nga xhihadistët; Francois i shikonte vazhdimisht në sy; Otosen është detyruar të bëjë ushtrime gjimnastike për të bindur se është gjimnast i vërtetë e jo spiun apo ushtar; Tore injoronte urdhrat e xhihadistëve, por e pësonte keq, pasi vazhdimisht rrihej.

Te mbijetuarit 3

Por ata ndihmuan njëri-tjetrin të qëndrojnë të shëndetshëm dhe normal.

Kur Otoso u përpoq të vriste veten, rojet nuk e ndaluan, kurse kolegët e tij e rikthyen në jetë. Ata së bashku luanin shah, ndërsa figurat e improvizuara i kishin bërë nga kartoni.

Te mbijetuarit 4

Gjatë kohës në robëri, ata kishin folur për peshkim, not dhe gjëra tjera. Dhe kështu në këtë mënyrë, janë munduar të lirojnë stresin e akumuluar. /Telegrafi/