Nëse jeni pyetur ndonjëherë se si do të dukej Terminatori, në rast se në vend të Arnold Schwarzeneggerit do ta kishte luajtur Sylvester Stallone, mund ta shikoni në videon e mëposhtme.

Kanali në YouTube,  Ctrl Shift Face, shfrytëzon teknologjinë ‘Deep Fake’ për t’i zëvendësuar aktorët në filmat e popullarizuar.

Ndër montazhet e bëra është edhe zëvendësimi i Schwarzeneggerit me fytyrën e Stallones në filmin Terminator.

Të gjitha lajmet nga Sylvester Stallone Të gjitha lajmet nga Sylvester Stallone

Fansat e aktorit janë mahnitur me këtë gjë, ndërsa kjo i ka lënë mbresa edhe vet 72-vjeçarit, i cili e ka shpërndarë videon në profilin e tij në Instagram.

“A është Terminator T-800 Balboa? James Cameron do të të angazhojë kur ta shohë këtë”; “Rambo mos bëj armiq nga robotët” – janë disa prej komenteve të fansave. /Telegrafi/