LAJMI I FUNDIT:

Si Ronaldo arriti ta ndryshojë qysh tani Juventusin

Si Ronaldo arriti ta ndryshojë qysh tani Juventusin
Cristiano Ronaldo CR7

Ai është në prag të rikthimit të tij në Old Trafford në Ligën e Kampionëve, e tash po e bën këtë në fanellën zi e bardh të Juventusit. Tri muaj nga jeta e re futbollistike e Ronaldos, Telegrafi detajizon efektin transformues të një ikone të futbollit.

Këtë herë ata nuk po e fshehin. Në sezonet e kaluara, edhe kur Juventusi po e dominonte fuqishëm Serien A, ka mbajtur të moderuara ambiciet për Ligën e Kampionëve, duke këmbëngulur me anë të lojtarëve dhe menaxhmentit të lartë se arritja në çerekfinale ishte objektivi i vërtetë.


Kur e thyen rekordin transferues të klubit dhe strukturën e kujdesshme të pagave për të transferuar Ronaldon, atëherë modestia më nuk ka kuptim.

“Pas fitimit të shtatë Scudettove dhe katër Kupave të Italisë, është koha të fitojmë në Evropë pasi kemi qenë aq afër më parë. Dëshira për të fituar Ligën e Kampionëve është gjithmonë këtu”, u shpreh Allegri në një ngjarje të një prej sponsorëve të tij këtë javë.

Tekniku italian e di saktësisht se çka i duhet pasi arriti dy herë finalen e garës elitare të futbollit evropian në periudhën katërvjeçare të tij te Juventusi, por fjalët e trajnerit pa dyshim se nxiten nga ajo që ka parë në muajt hapës të sezonit.

Jashtë bllokadave

Me 100 % rekord të fitoreve në të gjitha garat, Bianconerët kanë vënë rekord të ri të klubit me 10 ndeshjet e fituara të sezonit për herë të parë në histori, një fillim që është në kontrast të fortë me vitet e kaluara nën drejtimin e Allegrit. Zonja e Vjetër e fillonte ngadalshëm në sezonet e ffundit dhe Allegri arriti të piqte qëndrimin e tij fitues tek në mars ose prill, e ardhja e Ronaldos ka nxitur këtë fillim jo karakteristik për Juventusin.

Një dëshirë e hatashme për të shënuar e ngacmonte Ronaldon: Numri i golave të shënuar për Real Madridin (451) qëndron lart mbi numrin e paraqitjeve (438), te mbretërit spanjollë. Ai ende nuk ka arritur të shënojë me rregull në Torino (deri tani ka katër gola dhe katër asistime në tetë paraqitje), por ka paralele interesante nga koha e tij në Bernabeu.

Ashtu si vitine kaluar, CR7 bëri saktësisht pas katër ndeshjeve 28 goditje duke regjistruar golin e parë, e Bianconerët po shpresojnë se ai mund të replikojë 44 gola në 44 ndeshje që arriti përgjatë sezonit të kaluar.

Por, kontributi i Ronaldos në listën e rezultateve ka qenë natyrisht aspekti më së paku impresiv nga impakti i arritjes së tij në Torino. Aty natyrisht se ka pasur një shpërthim të madh të aktiviteteve jashtë fushe për klubin torinez, duke nxitur shitje rekorde të fanellave, interaksion të çmendur në rrjetet sociale dhe rritje të aksioneve të klubit që prej transferimit në vlerë prej 112 milionë eurosh.

Cristiano Ronaldo CR7

Katalisti CR7

Sidoqoftë, një njeri i zgjuar dhe i njoftuar për mediat si Allegri nuk thotë rastësisht se ekipi i tij mund ta fitojë Ligën e Kampionëve nga se klubi ka audiencë më të madhe në Instagram. E kundërta, ai po analizon paraqitjet e deritanishme dhe ka parë se si Ronaldo ka shërbyer si katalizator për ata përreth tij, duke nxitur shumë prej bashkëlojtarëve që të tentojnë më fort, të jenë më të mirë, dhe të mos japin kurrë më pak se 100 për qindëshin.

Disa, si Giorgio Chiellini dhe Mario Mandzukic, nuk kanë pasur nevojë për mega yllin portugez për ta bindur veten që të japin përtej maksimumit të vet. Por, tash ata po luajnë përkrah një prej lojtarëve më tëmirë në botë, e efekti i 33 vjeçarit në antarët tjerë të ekipit është evident.

Paulo Dybala ka vuajtur që të tregojë veten nën hijen e Ronaldos, pasi Allegri ka realizuar disa formacione para se ta provonte në një rol prapa Ronaldos dhe Mandzukicit. Rezultati: aty, argjentinasi mund të shkaktojë shumë më shumë probleme për mbrojtjet kundërshtaret se sa në krah me formacionin 4-3-3 që u shfrytzua në javët e para të sezonit. Një hetrik në Ligëne Kapionëve ndaj Young Boys ka treguar se çka di të bëjë 24 vjeçari, më shumë për shkak të suspendimit të Ronaldos, e me Juven që kërkoi dëshmpërimisht tri pikët.

Koha e Bernardit

Ndryshimi i Federico Bernardeschit ka qenë më i madh se kurrë. Anësori 24 vjeçar është vënë në pikëpyetje për konsistencën dhe pjekurinë para kalimit te Juventusi në verën e vitit 2017 dhe sezoni i parë i tij në Torino ndikoi pak në dyshimet mbi fokusin e produktit të akademisë së Fiorentinas. Por, Bernanardeschi ka qenë i shkëlqyer këtë sezon nga prapaskena, duke ardhur nga parasezona në super formë.

Në shumë raste (Paul Pogba, ose lojtarë të tjerë?) janë nxitur paralele për flokët dhe paraqitjet e një lojtari, por me Bernardeschin është vështirë të largohet ndjesia se dukja e tij e re reflekton paraqitjen e tij plot përkushtim. Nëse më herët ai është ankuar pas një pasimi jo të mirë dhe rrotullonte sytë, tash ai vrapon për ta rifituar topin.
Ka pak dyshime për atë që mund të ketë nxitur një transformim të tillë të këtij lojtari.

“Ne të gjithë njohim Ronaldon dhe personalisht e kam konsideruar gjithmonë si më të mirin në botë”, Bernardeschi i ka thënë Tuttosportit më herët gjatë muajit.

“Ajo që kam kuptuar është se ai është një njeri i jashtëzkaonshëm, një djalosh modest me personalitet të jashtëzkaonshëm të cilin e transmeton te të gjithë. Është infektues. Për këtë arsye e kam preferuar gjithmonë më shumë se sa Lionel Messin”.

“Juventusi tashmë isht eklub i madh në aspektin e mentalitetit fitues, duke mos pasur çka të mësojë prej kujt do, por Ronaldo solli këtu diçka më shumë”.

“Të kemi Ronaldon këtu afër është shembull për të rinjt, madje edhe te një klub i madh te Juventusi. Ju duhet të jeni inteligjent sepse po stërvisni me lojtarin më të mirë në botë, dhe nëse je me fat mund të vjedhësh ca gjëra prej tij. Është sikurse një valë drejtuese, ai më ka ndihmuar dhe end epo bën kështu sepse është shembull për t’u ndjekur”, u shpreh Bernardeschi.

Diçka ndryshoi…

Përpos që solli më të mirën nga talentët sulmues të Juventusit, karakteri u shfaq edhe në gjithë ekipin, për një skuadër që në vitet e fundit në Serie A mbronte rezultatin 1-0 e 2-0, e tash edhe pas këtyre rezultateve ekipi sulmon e tifozët e kanë kuptuar se Bianconerët kanë adaptuar një sil më proaktiv sulmues.

“Diçka ndryshoi”, thotë Andrea, një abonues sezonal i pjesës jugore të stadiumit të Juventusit.

“Me Ronaldon në fushë, ata uk ndalen kurrë së luajturi sikurse që bënin më parë, uria e tij ka shtyrë të gjithë përpara, madje edhe Allegri ka filluar të mos jetë aq i kujdesshëm pasi që gjithmonë ekipi po tenton që të fitojë e jo të mos humbasë”.

Një takim me Napolin më herët gjatë muajit e vërtetoi këtë, aty ku rivali më i afërt për titull fitoi 1-0 sezonin e kaluar. Sërish, Napoli arriti epërsinë me anë të Dries Mertens, por kësaj Ronaldo ishte në ekipin e Juventusit dhe nuk lejoi që Napoli të ikte me fitore. Sulmuesi 33 vjeçar e transformoi këtë ndeshje.

Së pari ai mposhti Elseid Hysajn duke dërguar një krosim për Mandzukicin, një top aq perfekt sa që gazetari i respektuar italian Guido Vaciago bëri shaka në raportin e ndeshjes së tij se “UNESCO e ka vënë nën mbrojtje botërore këtë top”. Ronaldo më pas ndikoi edhe në dy golat tjerë, duke ndikuar në rezultatin përfundimtar 3-1 për vendasit.

Juventusi hyri në pushimet e kombëtareve me gjashtë pikë më shumë se rivalët e Serie A dhe kanë maksimum të pikve pas dy xhirove në Ligën e Kampionëve.

Të martën, një rikthim në Old Trafford është i mirë se ardhur për Ronaldon. Nëse ai mund të ndihmojë ekipin e tij që të dalë fitimtar ndaj klubit nga Liga Premier për të cilin vet dikukr luajti, do të dërgonte kështu sinjalin më të qartë deri tani se ky version i përmirësuar i Juventusit është vërtet i gatshëm që të pretendojë trofeun që nuk është fituar që prej vitit 1996.

Këtëherë Juventusi nuk do të mbajë të fshehtë ambicien për ta bërë këtë. E nxitur nga prezenca e Ronaldos, Zonja e Vjetër nuk do të fshihet më.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Premier League
Kalo në kategori