LAJMI I FUNDIT:

“Si Nokia dhe iPhone”: Piloti ukrainas krahason fluturimin me F-16 dhe një aeroplan të vjetër sovjetik

“Si Nokia dhe iPhone”: Piloti ukrainas krahason fluturimin me F-16 dhe një aeroplan të vjetër sovjetik

Një pilot ukrainas tha se kalimi nga aeroplanët e vjetër të prodhimit sovjetik në F-16 perëndimor është si të kalosh nga një Nokia në një iPhone.

Piloti, me nofkën “Moonfish”, është një nga gjashtë që janë trajnuar për të përdorur aeroplanët luftarakë në bazën Skrysdtrup në Danimarkë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

“Është një aeroplan vërtet i mrekullueshëm për të fluturuar”, i tha ai platformës United24 të mbështetur nga qeveria ukrainase.


Humbjet e përgjithshme të Rusisë thuhet se janë të barabarta me numrin e trupave të vendosura fillimisht nga Moska në Ukrainë
Lexo po ashtu Humbjet e përgjithshme të Rusisë thuhet se janë të barabarta me numrin e trupave të vendosura fillimisht nga Moska në Ukrainë

Ai tha se ndërsa F-16 janë “shumë më të lehtë për të fluturuar” për pilotët, ka qenë një sfidë për t’u përshtatur me sistemet elektronike më të avancuara në aeroplan.

Moonfish tha se aeroplani është më “i shkathët” se MiG që ai fluturoi më parë, duke shtuar: “Ndihet sikur dëshiron që ju ta fluturoni atë në mënyrë më agresive”.

Ndryshe, në korrik 2023, një koalicion vendesh të udhëhequr nga SHBA, Danimarka dhe Holanda u formua për të ndihmuar në trajnimin e pilotëve ukrainas dhe transferimin e F-16 në këtë vend.

Dhe aeroplanët e parë luftarakë F-16 do t’i dorëzohen Ukrainës “këtë verë”, tha të enjten ministri i Mbrojtjes i Danimarkës, Troels Lund Poulsen.

Zelensky zbulon videon e stërvitjes së pilotëve ukrainas me aeroplanët F-16 në Danimarkë
Lexo po ashtu Zelensky zbulon videon e stërvitjes së pilotëve ukrainas me aeroplanët F-16 në Danimarkë

Poulsen tha të enjten se ishte “e vështirë të vendosej një orar fiks për dorëzimin e F-16”, pasi dorëzimi varej nga trajnimi i plotë i pilotëve ukrainas dhe personeli mbështetës dhe krijimi i infrastrukturës së ndryshme logjistike për shërbimin e aeroplanëve në Ukrainë.

Holanda, Norvegjia dhe Belgjika i kanë premtuar gjithashtu Ukrainës F-16. Danimarka një nga vendet, së bashku me SHBA-në, Britaninë e Madhe, Francën dhe Rumaninë, po trajnojnë pilotët ukrainas.

Numri i përgjithshëm i F-16-ve që mund të marrë Ukraina është deri në 60. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Unë jam gjallë, nuk është ende vonë", gjermani i dënuar me vdekje në Bjellorusi kërkon ndihmë përmes televizionit shtetëror

Botë
Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Amerika
Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Botë
Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Amerika
Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Serbia
A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

Botë
Kalo në kategori