Si mund të kurseni kohë falë Inteligjencës Artificiale, disa nga “aftësitë” që nuk keni më nevojë t’i mësoni

Gjatë muajve të fundit, zhvillimet në Inteligjencën Artificiale (AI) kanë marrë hapa të mëdhenj dhe përdorimi i saj është rritur me të madhe, veçanërisht pas lansimit të ChatGPT-s nga kompania OpenAI.
Megjithatë, ndonëse mund të jetë e arsyeshme të fillojmë të përgatitemi me një botë që sundohet nga AI, disa gjëra edhe mund të ekzagjerohen dhe kapacitetet e AI-s të mbivlerësohen, raporton EuroNews, përcjell Telegrafi.
Njerëzit janë të frikësuar nga një ardhme e pasigurt ku rrezikojnë të humbasin punën, stabilitetin dhe vlerën në shoqëri, pasi aftësitë e tyre po bëhen më të automatizuara. Sidoqoftë, Inteligjenca Artificiale gjithmonë do të ketë nevojë për bashkëpunim njerëzor, dhe ndonjëherë edhe ndërhyrje, për të funksionuar siç duhet.
“Ne nuk duam të jemi plotësisht të varur nga AI-ja në të ardhmen, sepse çfarë ndodh nëse virusi tjetër jo siç jemi mësuar pra sikurse coronavirusi, por një virus kompjuterik që i katandis të gjithë kompjuterët tanë dhe shkatërron ose bllokon të gjitha sistemet tona kompjuterike?”, tha për Euronews, Bernard Marr një futurist dhe autori më i shitur ndërkombëtar.
Aftësitë që nuk keni nevojë t’i mësoni falë inteligjencës artificiale
Ndonëse AI nuk pritet të përvetësojë plotësisht aftësitë e njerëzve, teknologjia po avancohet në kryerjen e detyrave të përsëritura themelore ose robotike.
Kjo mund të kursejë kohë dhe t’u ofrojë njerëzve hapësirë për të eksploruar përdorimin e aftësive të veçanta njerëzore, si kreativiteti dhe imagjinata.
“Njerëzit shpesh tremben kur mendoni për të gjitha aftësitë që ka tani AI. Pra, çfarë do të thotë për punën time si një individ që shkruan, për shembull, a do të thotë kjo që në të ardhmen mjetet si ChatGPT do të shkruajnë të gjithë artikujt tanë? Dhe përgjigja është jo. Por ajo që do të bëjë është se do të përmirësojë punët tona”, shtoi Marr.
Në listën e mëposhtme janë pesë aftësi që tani mund t’i anashkaloni t’i mësoni falë zhvillimeve të fundit në fushën e AI-s.
Të shkruarit
Teknologjia e gjenerimit të gjuhës e AI-s mund të përdoret për të prodhuar raporte të thjeshta, artikuj lajmesh dhe përmbajtje të tjera.
Derisa aftësitë e gjuhës së AI-s përparojnë, do të përmirësojë punët e njerëzve me shkrim duke përmbledhur informacionin, duke bërë sugjerime dhe prodhim idesh.
Punëtorët tashmë po i përdorin ‘chatbotë’ si ChatGPT për të shkruar përmbajtje të përshtatshme për punën e tyre, si p.sh. ekipet e burimeve njerëzore me përshkrime të punës.
Disa njerëz madje po bëjnë para shtesë duke përdorur AI-n për të shkruar dhe shitur lloje të ndryshme librash dhe përmbajtjesh në Amazon, sipas Reuters.
Art dizajni
Mjetet e fuqizuara nga AI mund të reduktojnë punën manuale të projektimit duke ndihmuar me detyra të tilla si gjenerimi i imazheve, dizajnimi i procesit të rregullimit elementeve vizuele dhe përsosmërinë e skemave të ngjyrave.
Megjithëse disa argumentojnë se përdorimi i AI-s për të krijuar art nuk është artistik, ka pionierë që përdorin AI-s për të zhvilluar stilin dhe zanatin e tyre.
Për shembull, një fotograf në Instagram, i cili fitoi mijëra ndjekës me portrete mahnitëse, pranoi se ato ishin krijuar në të vërtetë nga softueri i AI-s, Midjourney, dhe ishin ndrequr me Photoshop.
Futja e të dhënave
“Futja dhe përpunimi i të dhënave ka gjasa të automatizohet prej 5 deri në 10 vjet. Algoritmet e mësimit të makinerive mund të futin të dhëna më shpejt dhe më saktë se njerëzit”, tha për Forbes, Imane Adel, nënkryetare ekzekutive e strategjisë në Paymob.
Falë algoritmeve të mësimit të makinerive si teknologjia e njohjes optike të karaktereve (OCR), AI tani mund të njohë dhe konvertojë tekstin e printuar ose të shkruar në të dhëna dixhitale, duke reduktuar gabimet manuale dhe duke kursyer kohë të vlefshme.
Analiza e të dhënave
Inteligjenca Artificiale mund të analizojë shpejt sasi të mëdha të dhënash, duke identifikuar modele dhe njohuri që njerëzit mund t’i keqinterpretojnë ose humbasin plotësisht, gjë që ndoshta çon në një vendimmarrje më të mirë.
“Në ditët e sotme, ne kemi një AI që thjesht mund të shikojë të dhënat tona, t’i analizojë ato, të zbulojë modele dhe të bëjë disa nga analizat për ne. Dhe me gjithë këtë mund të kryejë detyrat bazë të kontabilitetit financiar”, tha Marr për Euronews Next.
Editimi i videos
Mjetet e editimit me AI mund të ndihmojnë njerëzit pa përvojë në editim duke zgjedhur dhe montuar automatikisht fotot më të mira, duke përpunuar video dhe duke rregulluar nivelet e audios.
Mund të ndihmojë gjithashtu me detyra të tilla si rregullimi i imazhit, stabilizimi i videos dhe korrigjimi i ngjyrave. Mjetet e AI-s gjithashtu mund të gjenerojnë pamje paraprake, duke e bërë më të lehtë për përdoruesit të vizualizojnë produktin e tyre përfundimtar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Droni ushtarak amerikan i kontrolluar nga inteligjenca artificiale ‘vret’ operatorin e tij në një test të simuluar

Këto imazhe tregojnë se Galaxy Z Flip 5 është vendosur të sfidojë rivalët duke sjellë një ekran më të madh të pjesës së pasme

Loja “Legend of Zelda” shet 10 milionë kopje në tri ditë

Nuk luan si Lionel Messi, por ky robot me katër këmbë befason me lëvizjet e tij me top

Ministri francez kërcënon ndalimin e Twitter-it nëse nuk zbaton rregullat e BE-së

Specifikat e telefonit Motorola Edge +, i lansuar tanimë në disa tregje të caktuara

AutoMita shpk

Shield Recruitment & HR SHPK

Telegrafi

Tregu.Biz

Scopic Software

Në shitje lokali 550m2 ID – 200

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Shitet banesa 121.27m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Shitet banesa 121.52m² në Pejë – zgjedhja juaj ideale! ID-197

Shitet banesa me tre dhoma gjumi në Pejë ID-196

Disa fakte interesante rreth personazhit të animuar Mickey Mouse – një nga më të njohurit në Disney

Për të shmangur çdo lëndim të këmbëve gjatë lojës së futbollit fëmijët tuaj duhet t’i kenë këto atlete

Pse vajzat e vogla kanë nevojë për atlete me ngjyrë të bardhë dhe rozë?

Fëmijët tuaj do të shijojnë aventurat e tyre me atletet Adidas

Komoditet superior për orë të tëra loje për fëmijët tuaj falë atleteve Adidas
Më të lexuarat

Lionel Messi: Nga një adoleshent që i vinte turp, te "djali i keq"

Njerëz me maska e mbështetës të Putinit sulmojnë protestuesit në Beograd

Pse u shit për 34 milionë dollarë një parcelë me rërë në Dubai?

Jurgen Klopp ka vendosur t’i dhurojë numrin 10 transferimit të tyre të madh

Musliu-Shoshi publikon disa kërcënime: Më erdhën si rezultat i deformimit të qëllimshëm nga Gërvalla

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, lëndohen shtatë persona