Krijuesja e ChatGPT, Mira Murati mendon se inteligjenca artificiale duhet të ketë më shumë rregulla
Mira Murati në një mënyrë ose tjetër ka të drejtë të diskutojë mbi rrezikun e inteligjencës artificiale, dhe të ju bëjë juve të mendoni se gjithçka do të jetë në rregull.
Murati është shefja e teknologjisë në OpenAI, duke udhëhequr ekipet që qëndrojnë pas DALL-E, e cila e përdorë inteligjencën artificiale për të krijuar vepra arti bazuar nga urdhrat e marra, dhe pas ChatGPT, chatbotin e popullarizuar të inteligjencës artificiale i cili mund t’u përgjigjet pyetjeve komplekse në mënyrë mjaft humane.
ChatGPT e mori vëmendjen e publikut kur u lansua në fund të muajit nëntor. Përderisa shumë shkolla po e ndalojnë atë, Microsoft njoftoi se do të bëjë një investim 10 miliardë dollarësh në këtë kompani, dhe Google ka lëshuar një kod të kuq”, duke u shqetësuar se kjo kompani mund ta pengojë biznesin e saj të kërkimit, transmeton Telegrafi.
“Ashtu si me revolucionet e tjera nëpër të cilat kemi kaluar, do të ketë vende të reja pune dhe disa vende pune do të zhduken”, i kishte thënë Murati Trevor Noah-s vjeshtën e kaluar në një intervistë për ndikimin e inteligjencës artificiale, duke shtuar: “por unë jam optimiste”.
Për pjesën më të madhe të janarit, ChatGPT e kapërceu Bitcoinin në mesin e termave më të kërkuara, sipas Google Trends. E gjithë kjo vëmendje ka lënë të kuptohet se kompania me bazë në San Francisko – me 375 punëtorë dhe me një fitim të ultë – tani ka një vlerë prej afro 30 miliardë dollarëve.
Mira dha një intervistë ne TIME në lidhje me dobësinë më të madhe të ChatGPT, potencialin e pashfrytëzuar të softuerit, dhe mbi atë se pse tani është koha që të lëvizet drejt rregullimit të inteligjencës artificiale.
Kur u pyet se a ndihet ajo se ka një “fëmijë perfekt” pas arritjeve të shumta të ChatGPT ajo tha: “Ne nuk e prisnim këtë nivel emocioni nga vënia e ‘fëmijës’ tonë në publik. Ne, në fakt, kishim edhe njëfarë frike për ta nxjerrë atë. Jam kurioze të shoh zonat ku ChatGPT do të fillojë të gjenerojë dobi për njerëzit dhe jo vetëm të sjellë risi dhe kuriozitet të pastër tek ata”.
“Ky është një moment unik në kohën kur ne kemi pyetje mbi mënyrën se si teknologjia e formëson shoqërinë. Dhe kjo shkon në të dyja drejtimet: teknologjia na formëson dhe ne e formësojmë atë. Ka shumë probleme të vështira për t’u kuptuar. Ka një sërë pyetjesh rreth ndikimit shoqëror, e gjithashtu ka edhe pyetje etike dhe filozofike të cilat ne duhet t’i konsiderojmë para se të përgjigjemi rreth kësaj pyetje”, shtoi tutje kur u përgjigj mbi atë se nëse ajo ka dyshime mbi teknologjinë e inteligjencës artificiale.
Ajo bënë të ditur se inteligjenca artificiale mund të keqpërdoret ose të përdoret nga aktorët keqdashës. Ka pyetje rreth asaj se si qeveriset përdorimi i kësaj teknologjie në nivel global.
Rreth pyetjes se a mendon ajo se këto pyetje duhet t’u lihen kompanive si ChatGPT, apo duhet që qeveritë duhet të përfshihen në krijimin e rregulloreve, ajo deklaron se është e rëndësishme për OpenAI dhe kompanitë si ajo që ta sjellin këtë në ndërgjegjen publike në një mënyrë të kontrolluar dhe të përgjegjshme.
“Por ne jemi një grup i vogël njerëzish dhe kemi nevojë për shumë më shumë të dhëna në këtë sistem dhe shumë më tepër kontribut që shkon përtej teknologjive – në këtë rast na nevojitet padyshim ndihmë nga rregullatorët, qeveritë dhe të gjithë të tjerët”.
“Nuk është shumë herët. Është shumë e rëndësishme që të përfshihen të gjithë, duke e pasur parasysh ndikimin që do të kenë këto teknologji”. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNdodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube
Telefoni juaj mund të vlejë më shumë se sa mendoni - kontrolloni nëse është në këtë listë
Qeni robot që mund të hedhë flakën deri në 15 metra, kompania amerikane thotë se mund ta blejë kushdo
Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al
Art nga robotët
Xiaomi Redmi K60 vjen me Dimensity 8200 të ri
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre