LAJMI I FUNDIT:

Si iu hakmor Neymar presidentit të PSG-së, Al-Khelaifi

Si iu hakmor Neymar presidentit të PSG-së, Al-Khelaifi

L’Equipe raportoi disa ditë më parë se në kontratën e Neymar me PSG ekziston një klauzolë që i mundëson sulmuesit brazilian ta rinovojë automatikisht deri në verën e vitit 2027.

Le Parisien shkruan se 30-vjeçari e ka shfrytëzuar këtë mundësi pavarësisht vullnetit të klubit francez që e ka nxjerrë në merkato.


Neymar përfiton rreth 30 milionë euro në sezon te kampionët e Ligue 1.

Ndryshon lista e lojtarëve më të paguar në botë - pas kontratës së re të Salahut te Liverpooli
Lexo po ashtu Ndryshon lista e lojtarëve më të paguar në botë - pas kontratës së re të Salahut te Liverpooli

Raporti i tij me presidentin Al-Khelaifi nuk është më i mëparshmi, sidomos pas fjalëve të kreut të klubit që e “thumbonte” duke deklaruar se ka lojtarë që nuk luftojnë për fanellën.

Mediumi francez shkruan më tej se pavarësisht rinovimit automatik, Neymar mund të transferohet në Ligën Premier , aty ku e kërkon Chelsea.

Gjithsesi, operacioni i blerjes së lojtarit brazilian është tepër i komplikuar. /Telegrafi/