Telegraf.rs e vendos në faqe të parë në versionin online intervistën e Ballistit me Dritan Shakohoxhën duke dalë me titullin kryesor: “Njeriu që lëshoi dronin në ndeshjen Serbi-Shqipëri: “Bëra vetëm një gabim”. Sipas Telegraf, Morina, mori përgjegjësinë e lëshimit të dronit mbi stadiumin e Beogradit dhe zbuloi se dëshironte ta lëshonte atë gjatë këndimit të himnit.

Ndërkohë që më tej shkruhet se ai pranoi se i vetmi gabim i tij ishte që e lëshoi dronin në duart e serbëve duke menduar se ata ishin lojtarët e kombëtares shqiptare.


Kurir në krahun tjetër, ka zbardhur të plotë lajmin e publikuar në faqen zyrtare të supersport.al, ndërsa ka vendosur theksin mbi faktin se ishte një italian, ai që i dha Morinës idenë për të ngritur dronin në ndeshjen e 14 tetorit, ndërkohë që në brendësi theksohet se intervista ishte realizuar përpara dhënies se vendimit të gjykatës së KAS, mbi këtë ndeshje.