LAJMI I FUNDIT:

Si e kishte parashikuar saktë nëna e ndjerë e Adriano Gallianit rrugëtimin e Monzas për në Serie A

Si e kishte parashikuar saktë nëna e ndjerë e Adriano Gallianit rrugëtimin e Monzas për në Serie A

Drejtori i Monzas, Adriano Galliani foli për parashikimet e nënës së tij të ndjerë për klubin dhe mendimet e tij mbi vendimin e FIGC për të gjobitur Juventusin për manovrat e tyre të pagave.

Reklama

Bianconerët iu shqiptua një gjobë prej 720,000 eurosh nga FIGC sot për pagesën e fshehtë të pagave të lojtarëve në 2020 dhe 2021. Ajo mbyll betejën e dytë të klubit në gjykatat sportive, pas zbritjes së tyre prej 10 pikësh më 22 maj për falsifikimin e fitimeve kapitale.

Për Gallianin dhe Monzën, sezoni 2022-2023 ishte dukshëm më pozitiv. Klubi i tejkaloi pritjet në sezonin e tij debutues në Serie A dhe është vetëm një lojë larg sigurimit të një përfundimi në pjesën e parë, një rezultat mbresëlënës.

Monza “për titull”: Berlusconi e Galliani nuk e njohin të pamundurën
Lexo po ashtu Monza “për titull”: Berlusconi e Galliani nuk e njohin të pamundurën

Duke folur në margjinat e shfaqjes së autobiografisë së tij, Galliani fillimisht diskutoi se çfarë do të thotë për të libri i tij dhe Monza.

“Libri i kushtohet nënës sime, të cilën pata fatkeqësinë ta humbi kur isha 15 vjeç. Është një përvojë që nuk do t’ia dëshiroja as armikut tim më të keq, është testi më i vështirë nga të gjithë”, ka thënë ai.

“Një vit më parë, me promovimin e Monzas në Serie A, unë qava shumë më tepër se kur fituam Ligën e Kampionëve me Milanin, sepse mamaja ime tha që herët a vonë Monza do të futej në Serie A dhe vitin e kaluar kjo ndodhi”.

Drejtori i Monzas foli më pas për mënyrën se si ka qenë javët e fundit dhe mendimet e tij për gjobën e Juventusit në rastin e manovrimit të pagave.

Berlusconi u premtoi një autobus me eskorta nëse fitojnë ndaj Juves – lojtarët e telefonojnë qindra herë që ta mbajë premtimin
Lexo po ashtu Berlusconi u premtoi një autobus me eskorta nëse fitojnë ndaj Juves – lojtarët e telefonojnë qindra herë që ta mbajë premtimin

“Do të thosha mirë, përveç 15 minutave të fundit të ndeshjes së fundit të Monzas që nuk e pashë. Nuk e di se si Gytkjaer e goditi penalltinë, nuk e di se si e shënoi Colombo të tijën”, vazhdoi ai.

“Ishte një maj shumë i bukur. Jam i lumtur që Milani është rikthyer në Ligën e Kampionëve. Personalisht, si drejtor futbolli dhe si ish-president i Ligës, jam i lumtur sepse më në fund historia e Juventusit sot ka përfunduar”.

“Ka siguri, këto janë gjërat dhe ne e kthejmë faqen. Gjëja më e keqe në futboll është pasiguria, sot është një ditë pozitive. Një aferë është mbyllur, tavolina është aty dhe ata nuk do të merren më në pyetje”, ka shtuar më tej Galliani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Para nëntë muajsh fitoi Kupën e Botës, dhe tani po i jep fund karrierës - çfarë po ndodh me Papu Gomez?

Para nëntë muajsh fitoi Kupën e Botës, dhe tani po i jep fund karrierës - çfarë po ndodh me Papu Gomez?

Ndërkombëtare
Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 3-1 Real Madrid, zhgënjen Vazquez

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 3-1 Real Madrid, zhgënjen Vazquez

La Liga
Harry Kane zbulon idhullin e tij të fëmijërisë që luante te Barcelona, nuk është ai që do të prisnit

Harry Kane zbulon idhullin e tij të fëmijërisë që luante te Barcelona, nuk është ai që do të prisnit

Ndërkombëtare
Pochettino u dërgon mesazh pronarëve të Chelseat pas disfatës nga Aston Villa

Pochettino u dërgon mesazh pronarëve të Chelseat pas disfatës nga Aston Villa

Premier League
Humbja ndaj Newcastle shënon rekord të zi për Sheffieldin

Humbja ndaj Newcastle shënon rekord të zi për Sheffieldin

Premier League
Spektakël me katër gola në Metropolitano: Atletico ia shkakton humbjen e parë Real Madridit për këtë sezon

Spektakël me katër gola në Metropolitano: Atletico ia shkakton humbjen e parë Real Madridit për këtë sezon

La Liga
Kalo në kategori