LAJMI I FUNDIT:

Shuplaka e dhënë pas ndeshjes një vit më parë i kushton Grezdës 100 euro – gjykata kroate e shpall fajtor futbollistin e Osijekut

Shuplaka e dhënë pas ndeshjes një vit më parë i kushton Grezdës 100 euro – gjykata kroate e shpall fajtor futbollistin e Osijekut

Futbollisti i Osijekut, Eros Grezda është gjobitur nga një gjykatë kroate për sulmin e kryer ndaj një lojtari kundërshtar, Antonio Mirko Çolak, që në atë kohë ishte pjesë e Rijekës. 

Pas ndeshjes në mes të Rijekës dhe Osijekut, vitin e kaluar, Grezda kishte goditur me shuplakë në fytyrë Antonio Mirko Çolak, tani pjesë e PAOK-un.

Grezda  është shpallur fajtor për shkeljen e Nenit 13 të Ligjit për Kundërvajtje, përkatësisht për prishje të rendit publik.

Ai është gjobitur me 769,20 kuna (101.65 euro). Sipas aktakuzës, incidenti ndodhi pas ndeshjes së dytë gjysmëfinale të Kupës së Kroacisë, më 31 maj të vitit të kaluar.

Grezda i revoltuar për humbje të ndeshjes, ka thirrur Çolakun dhe pasi i është afruar e ka goditur me shuplakë.

Çolak është larguar dhe Grezda ka vazhduar për në autobus. Grezda do të mbulojë edhe shpenzimet e gjykatës.

Në mbrojtjen e tij Grezda ka shkruar se nuk ndihet fajtor. Futbollisti nga Kosova ka thënë se ishte i irrituar nga sjellja e Çolakut dhe fyerjet e tij, ndërsa i ka kërkuar falje këtij futbollisti edhe një herë.

Incidenti ishte incizuar nga kamerat dhe kishte bërë bujë në Kroaci./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Kalo në kategori