Kuzhinierët kanë zbuluar se si ta gatuani pa gabime

Si ta bëni mishin e gullashit të butë?

Gjatë përgatitjes së gullashit zakonisht përdoren copa më të forta mishi, sepse zihet për disa orë, kështu që mishi do të zbutet për shkak të lëngut dhe kohëzgjatjes së zierjes.

Por nëse keni blerë një copë mishi jocilësor, keni nevojë për disa truke të tjera që do ta bëjnë mishin të lëngshëm, transmeton Telegrafi.

Gjëja e parë që duhet të bëni është ta rrihni mishin me çekiç, por kujdes të mos e teproni, sepse fijet mund të zbuten shumë dhe mishi do të humbasë strukturën e tij.

Reklama

Mirë do të ishte ta lyeni mishin me sodë buke, sepse do të rrisë vlerën e pH-së dhe do të parandalojë ngurtësimin e proteinave gjatë gatimit.

Reklama

Shumë amvise nuk e dinin se soda e bukës mund t’i ndihmojë në zbutjen e mishit. /Telegrafi/