LAJMI I FUNDIT:

EUROPOL: Më shumë se 800 rrjete të rrezikshme kriminale operojnë në BE

EUROPOL: Më shumë se 800 rrjete të rrezikshme kriminale operojnë në BE

Në Bashkimin Evropian, kërcënimi më i madh përfaqësohet nga 821 grupe kriminale të mirë organizuara, të cilat janë të specializuara për krime të rënda, njoftoi agjencia evropiane e policisë EUROPOL.

Në raportin për rrjetet kriminale që paraqesin rrezikun më të madh në Bashkimin Evropian, EUROPOL përshkruan në detaje se si organizohen këto grupe, në çfarë aktivitetesh kriminale merren, si dhe si dhe ku janë aktive.


Përpilimi i raportit dhe aktivitetet e EUROPOL-it në këtë drejtim u inkurajuan fuqishëm nga Belgjika, e cila mban presidencën e BE-së. Thuhet se raporti do të jetë një instrument i rëndësishëm për luftimin e krimit të organizuar, si një nga prioritetet në planin e veprimit të prezantuar së fundmi nga Komisioni Evropian.

Drejtoresha Ekzekutive e EUROPOL-it, Catherine de Bollet tha se krimi lulëzoi në fshehtësi, por kjo tani po ndryshonte.

“Raporti i EUROPOL-it është studimi më gjithëpërfshirës i rrjeteve kryesore kriminale në nivel evropian. Falë bashkëpunimit të të gjithë anëtarëve të BE-së dhe 17 vendeve partnere të EUROPOL-it, ne po hedhim dritë mbi rrjetet më të rrezikshme kriminale në BE”, tha De Bole.

Të gjitha vendet që ndihmuan në përpilimin e studimit dhanë të dhënat e tyre kombëtare për grupet më të rrezikshme të krimit të organizuar në Evropë, me informacion të gjerë mbi aktivitetet e tyre.

Të gjitha 821 grupet e identifikuara, të cilat konsiderohen veçanërisht të rrezikshme, mbledhin më shumë se 25 mijë individë dhe krimet e tyre ndryshojnë nga trafiku i drogës, trafikimi i qenieve njerëzore dhe krimet e pronës dhe krime të tjera të rënda.

Grupet më të rrezikshme kanë katër karakteristika të përbashkëta, transmeton Telegrafi.

Këto janë shkathtësia, pra aftësia për të përshtatur aktivitetet e tyre me rrethanat e ndryshuara dhe aftësia për të infiltruar dhe për të abuzuar në strukturat e biznesit legal.

Më pas krimi ndërkufitar dhe anëtarë nga vende të ndryshme. 821 grupet e sipërpërmendura kanë anëtarë të tyre shtetas të 112 vendeve.

Karakteristika e tretë është kontrolli dhe përqendrimi i fortë dhe se ata kryesisht specializohen në një lloj krimi.

Dhe së fundi, karakteristikë është destruktiviteti, pra praktika korruptive, e cila i shkakton BE-së dëme të mëdha materiale.

Për gati gjysmën e këtyre rrjeteve kriminale, aktiviteti kryesor është lënda narkotike. Nga këto grupe, 70 për qind përpiqen të korruptojnë policinë dhe gjyqësorin, dhe 68 për qind përdorin rregullisht dhunën dhe frikësimin në aktivitetet e tyre.

Komisioneri Evropian për Drejtësi, Didier Reynders vlerësoi se hetimi i EUROPOL-it do të ketë një ndikim të fortë në sistemet gjyqësore dhe sundimin e ligjit në të gjithë BE-në.

Reynders shtoi se Komisioni Evropian do të mbështesë si rrjedhim propozimin për të formuar një rrjet të ri gjyqësor në BE, selia e të cilit do të jetë në Eurojust dhe që do të fokusohet në krimin e organizuar dhe “objektivat e rangut të lartë”. /Telegrafi/