LAJMI I FUNDIT:

Më shumë se 7,000 ish-infermierë do të kthehen në detyrë, për të luftuar coronavirusin në Mbretërinë e Bashkuar

Më shumë se 7,000 ish-infermierë do të kthehen në detyrë, për të luftuar coronavirusin në Mbretërinë e Bashkuar

Më shumë se 7,000 ish-infermierë dhe mami janë regjistruar për të mbështetur shërbimet e kujdesit shëndetësor në Mbretërinë e Bashkuar, përcjell Telegrafi.

Sipas Këshillit të Infermierisë dhe Mamisë, infermierët dhe mamitë që u larguan nga profesioni në tre vitet e fundit mund të regjistrohen në detyrë të përkohshme për të trajtuar Covid-19.


Detajet e tyre ndahen me organizatat kombëtare të shëndetit dhe kujdesit në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar , dhe më pas do të punësohen në bazë të nevojës.

Bëhet e ditur se kryeministri britanik, Boris Johnson dhe Sekretari i Shëndetësisë, Matt Hancock kanë rezultuar pozitivë me coronavirus.

Numri i të infektuarve në Mbretërinë e Bashkuar ka shkuar në 14,543 mijë, ndërsa 759 persona kanë ndërruar jetë./Telegrafi/