LAJMI I FUNDIT:

Më shumë se 1000 forca policie në ndeshjen Angli-Rusi

Më shumë se 1000 forca policie në ndeshjen Angli-Rusi

Më shumë se 1,000 forca policie franceze janë mobilizuar për ndeshjen Angli-Rusi, tifozët e të cilave kanë pasur përleshje të ndryshme gjatë këtyre ditëve me forcat e rendit në qytetin e Marsejës, sipas shefit të policisë lokale, Laurent Nunez.

“Nga ana tjetër tifozët e të dyja ekipeve do të mbahen të ndarë, ku rusët do të mbahen në njërën pjesë dhe anglezët në një tjetër”, tha Nunez për kanalin televiziv francez BFMTV.


Ai shtoi gjithashtu se “policia është e përgatitur për t’i paraprirë përplasjeve të mundshme pas ndeshjes”.

Fansat anglezë dhe forcat policore franceze janë përplasur këto dy netë, ku policia është detyruar të përdore gaz lotsjellës.