LAJMI I FUNDIT:

Shuma milionëshe të cilën ekipi më i mirë në botë FaZe e ka fituar gjatë këtij viti

Shuma milionëshe të cilën ekipi më i mirë në botë FaZe e ka fituar gjatë këtij viti
(Foto: HLTV)

Pasi garat kanë përfunduar dhe ekipet janë në pushim të përkohshëm të verës, ekipi FaZe renditet në vendin e parë të ranglistës botërore të CS:GO, pas përfundimit të pjesës së parë të këtij viti.

Vendin e parë ekipi FaZe e siguroi në turneun e fundit, ku u përball me ekipin Na’Vi në finale të turneut IEM Cologne, ku edhe u dëshmua se cili është ekipi më i mirë për momentin.


Ndeshjen përplot emocione ekipi FaZe në fund e përmbylli me rezultat të përgjithshëm 3-2 me mapa në të mirë të tyre.

Faze@IEM Cologne (Foto: HLTV)

Kjo nuk është e tëra, ekipi FaZe gjithashtu u shpallën kampion të turneut më të madh të CS:GO, PGL Antwerp Major, ku përsëri e mposhtën ekipin Na’Vi në finale.

(Foto: HLTV)

Suksese të tjera të ekipit më të mirë të botës, janë edhe turneu IEM Katowice, si dhe ESL Pro League 15, të cilat i fituan gjatë vitit 2022.

Gjatë vitit 2022, FaZe ka fituar në total 1.6 milion dollarë, duke u renditur në vendin e parë edhe sa i përket fitimeve, në vendin e dytë renditet ekipi Na’Vi me afro 680.000 dollarë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Një rast identik si ai i Yamal ka ndodhur edhe në Ligën Premier – por a u pranua goli?

Një rast identik si ai i Yamal ka ndodhur edhe në Ligën Premier – por a u pranua goli?

Ndërkombëtare
Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
PSG-ja janë të vendosur për ta zëvendësuar Mbappen me top yllin e Barcelonës pas largimit

PSG-ja janë të vendosur për ta zëvendësuar Mbappen me top yllin e Barcelonës pas largimit

Ligue 1
Zlatan Ibrahimovic ia rekomandon legjendën holandeze Milanit për trajner të ri

Zlatan Ibrahimovic ia rekomandon legjendën holandeze Milanit për trajner të ri

Serie A
Kalo në kategori