LAJMI I FUNDIT:

Shtytja e peshave njëdorëshe

Shtytja e peshave njëdorëshe

Ky është ushtrim themelor. Përfshihen muskujt primar: anterior deltoid dhe muskujt sekondar: lateral deltoid, triceps, trapezius, pjesa e sipërme e muskulit të madh të gjoksit, pectoralis major.

Florent Krasniqi
Akademia e Bodybuildingut dhe Fitnesit F&A
tel. 044 986 – 101
e-maili: abffa@live.com

Ekzekutimi
Uluni në bankë. Kapni dy pesha njëdorëshe dhe vendosni ato në lartësinë e krahut me shuplakat te kthyera kah përpara (pronacion), vendosni shputat në gjerësi të krahëve siç shihet në Foto 1 dhe duke i mbajtur bërrylat direkt nën pesha shtyni ato deri në drejtimin e plotë të duarve mbi kokë Foto 2.

Përsëriteni.

Që të mbahet tensioni në muskulin deltoid nuk duheni që të shtrini plotësisht duart, por duhet t’i mbani pak të përkulura në bërryl.


Ndryshimi i pozitave të duarve
Nëse këtë ushtrim e ekzekutojmë me duar në pozitë neutrale (me shuplaka të kthyera nga njëra tjetra) siç shihet në A bën që pjesa e përparmë e deltoidit (Anterior deltoid) të punoje fortë, duke minimizuar përfshirjen e pjesës laterale të deltoidit (lateral deltoid), nëse ushtrimin e ekzekutojmë me duar në pozitë pronacioni (shuplakat të kthyera nga përpara) siç shihet në B kjo mënyrë e ekzekutimit godet edhe anterior deltoid dhe lateral deltoid, ekzekutimi i ushtrimit me duar në pozitë supinacioni (me shuplaka të kthyera nga prapa) siç shihet në C maksimizon përpjekjen e anterior deltoidit.


Ekzekutimi i këtij ushtrimi nga pozita ulur krahas pozitës në këmbë eviton ngarkimin e boshtit kurrizor dhe gjithashtu eviton ngritjen e peshave duke i përdorur lëvizjet e këmbëve.

Variacionet shtesë
Ushtrimin mund ta ekzekutoni edhe duke përdorur vetëm një peshë ose duke bërë ngritjen e njëpasnjëshme të peshave herë me një dorë, herë me dorën tjetër, siç shihet në foto.

/Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
A e dini pse nuk duhet të vishni pantallona të shkurtra në aeroplan?

A e dini pse nuk duhet të vishni pantallona të shkurtra në aeroplan?

A e dini se...
Arsyeja e fshehtë pse stjuardesat përshëndesin pasagjerët gjatë hipjes në aeroplan

Arsyeja e fshehtë pse stjuardesat përshëndesin pasagjerët gjatë hipjes në aeroplan

A e dini se...
A ndieni një erë të pakëndshme për shkak të ajrit të kondicionuar në veturë?

A ndieni një erë të pakëndshme për shkak të ajrit të kondicionuar në veturë?

Stil
E kalojnë gjysmën e jetës së tyre nën ujë dhe mund të mbajnë frymën për 13 minuta: Njihuni me

E kalojnë gjysmën e jetës së tyre nën ujë dhe mund të mbajnë frymën për 13 minuta: Njihuni me "njerëzit-peshq" nga Indonezia

Udhëpërshkrime
Teknika psikologjike e Frojdit – Kështu do ta kuptoni nëse jeni me një mashkull të dobët!

Teknika psikologjike e Frojdit – Kështu do ta kuptoni nëse jeni me një mashkull të dobët!

Këshilla Lifestyle
Rregull ose përjashtim: A lejohet vetura e zezë të sillet kështu në autostradë?

Rregull ose përjashtim: A lejohet vetura e zezë të sillet kështu në autostradë?

Stil
Kalo në kategori