LAJMI I FUNDIT:

Shtyhet sërish “No Time To Die”, premiera e filmit paralajmërohet për në vjeshtë

Shtyhet sërish “No Time To Die”, premiera e filmit paralajmërohet për në vjeshtë
Daniel Craig (Foto: PA)

Filmi i James Bond “No Time To Die” thuhet se do ketë një shtyrje sërish për shkak të coronavirusit, kësaj here deri në vjeshtë të këtij viti.

Sipas Deadline, seria e ardhshme nuk do të publikohet më 2 prill ashtu siç ishte planifikuar.


Filmi, i cili do të sjellë Daniel Craig në paraqitjen e fundit si agjent sekret, u shty më parë nga data e publikimit në nëntor 2020.

Daniel Craig (Foto: PA)

Para kësaj, u shty po ashtu nga prilli i vitit 2020 për në nëntor.

Ndërkohë, janë ngritur spekulime rreth asaj se kush do të luajë Bond-in e ardhshëm pasi Craig të largohet këtë vit.

Ndër aktorët e preferuar për këtë rol janë Tom Hardy dhe James Norton, ndërsa Idris Elba gjithashtu ishte një nga kandidatët.

Daniel Craig (Foto: Getty Images)

Duhet theksuar sërish që “No Time To Die” do të jetë paraqitja e pestë dhe e fundit e Daniel Craig si agjenti 007. /Telegrafi/