LAJMI I FUNDIT:

Shtyhet seanca për Llatasin, nuk kishte mundësi të merr pjesë në gjykim

Shtyhet seanca për Llatasin, nuk kishte mundësi të merr pjesë në gjykim

Gjykimi kundër Dragan Pavlloviq-Llatas për rastin “Total” të Prokurorisë Speciale Publike (PSP) u shty për arsye personale dhe familjare.

Gjykatësja Sllavica Numov-Josinovska e shtyu senacën për 30 mars për arsye avokatët mbrojtës kishin paraqitur dëshmi për pamundësi të LLatasit për pjesëmarrje në gjykatë.


Në lëndën “Total”, Llatas akuzohet për evazion fiskal si drejtues dhe pronar ikompanisë për marketing dhe propagandë “Total marketing”. Përveç tij, janë të akuzuar edhe tre persona të tjerë juridik.

Në aktakuzë thuhet se nga vitin 2008 e deri në vitin 2015, ai dhe një person privat i’u shmangën qëllimisht pagesës së pjesërishme të tatimit, duke ofruar të dhëna të rrejshme.

Me këtë, personat juridik iu shmangën pagesës së tatimit në shumë prej 121 mijë eurove, ndërsa i dyshuari iu shmang pagesës në shumë prej 63 mijë euro.

PSP-ja theksoi se i akuzuari i shfrytëzoi personat juridik për blerjen e artikujve dhe për shërbime për nevoja personale./Telegrafi/