Për shkak të mungesës së këngëtarit Sinan Vllasaliut, të hënën është shtyrë seanca, në rastin ku i njëjti po akuzohet se ka dëmtuar shtetin me 24 mijë e 270 euro e 98 centë, duke iu shmangur tatimeve gjatë viteve 2011-2015.
Lidhur me mungesën e të akuzuarit Vllasiu, avokati i tij, Florent Latifaj tha se i njëjti ishte njoftuar paraprakisht se seanca e sotme do të shtyhet për shkak se avokati ishte i angazhuar në një rast tjetër në Gjykatën Themelore të Pejës.
“Kryetare, ju e dini se kom kerku me u shty seanca për shkak se kom pas një angazhim në Gjykatën e Pejës ni land me paraburgim, e ajo seancë u shty për kta jom njoftu të premten pas orarit të punës. Sinanin e kom njoftu ma herët që nëse ka me udhtu…le të shkon sepse seanca sotme nuk mbahet në mungesë teme”, tha avokati Latifaj, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Në këtë seancë mungoi edhe përfaqësuesi i Agjencisë Tatimore të Kosovës (ATK), Rinor Arifi, i cili përmes telefonit thuhet se ka njoftuar gjykatën se ka dhënë dorëheqje nga ATK-ja dhe se me këtë rast do të merret përfaqësuesi i zyrës ligjore së ATK-së.
Ndërsa në këtë seanca ishin të pranishëm prokurorja Elza Bajrami dhe eksperti financiar Avni Zejnullahu.
Ndryshe, i akuzuari Vllasaliu ishte deklaruar i pafajshëm në seancën e mbajtur më 18 nëntor 2022.
Sipas aktakuzës së ngritur më 2 maj 2018, nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Sinan Vllasaliu po ngarkohet me veprën penale “Shmangia nga tatimi”.
Aktakuza thotë se i pandehuri Vllasaliu në cilësi të këngëtarit dhe të pronarit të biznesit “N.P.T. “Tusido” me seli në Prishtinë në vazhdimësi për vitet fiskale 2011, 2012, 2013, 2014 dhe 2015 që ndërlidhen me pagesën e tatimit, tarifave apo kontributeve tjera pranë Administratës Tatimore të Kosovës me qëllim të përfitimit të paligjshëm, nuk ka deklaruar apo ka deklaruar pjesërisht qarkullimin real nga aktiviteti i tij ekonomik.
Për këtë veprim, ai ngarkohet se ka dëmtuar buxhetin e Republikës së Kosovës në shumë të përgjithshme në vlerë prej 24 mijë e 270 euro e 98 centë.
Me këtë, ai akuzohet se ka kryer veprën penale “Shmangia nga tatimi” nga neni 313, paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, vepër kjo e dënueshme me gjobë dhe me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet. /BetimipërDrejtësi
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëXhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Përplasen opinionistët, Ori Arbrit: Je si plakat e këqija, Ledioni: Mos vallë doni të futeni dhe ju brenda shtëpisë
Një banor i ri i bashkohet shtëpisë së Big Brother VIP Albania
Erjola krahason historinë e Romeos me Heidin, me Donaldin dhe Beatriksën, reagon ashpër Romeo
Paris Hilton del nudo dhe shfaq dekoltenë e saj, për kopertinën e revistës “Flaunt”
Xhensila Myrtezaj mahnit me dukjen, në fotografitë e fundit në Instagram
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë