LAJMI I FUNDIT:

Shtrenjtohet sërish nafta në Kosovë pavarësisht rënies së çmimit në bursat botërore

Shtrenjtohet sërish nafta në Kosovë pavarësisht rënies së çmimit në bursat botërore

Pas një ulje para pak ditësh, sërish është rritur çmimi i naftës.

Prej 1.59 centë për një litër, çmimi i naftës është rritur në 1.69 cent për litër.


E javë më parë ishte enorme rritja e çmimit të karburanteve. Një litër naftë kushtoi 1.82 cent.

Pas rritjes ekstreme të çmimeve të karburanteve, Qeveria pati marrë vendim që t’i subvencionojë çmimet e naftës për bujqit deri 5 milionë euro pse 0.36 cent për litër.

Raundi i ri i bisedimeve të paqes midis Rusisë dhe Ukrainës, i ndërmjetësuar nga Turqia, që ka nisur në Stamboll ka bërë që stabilizohen tregjet botërore.

Aktualisht një barrel naftë e papërpunuar po tregtohet me 106 dollarë një rënie prej 6 dollarësh vetëm brenda një dite.

Takimi i delegacioneve ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë stabilizon tregjet e botërore, bie çmimi i naftës
Lexo po ashtu Takimi i delegacioneve ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë stabilizon tregjet e botërore, bie çmimi i naftës

Kurse nafta e papërpunuar WTI po tregtohet në nivelin e 100 dollarëve.

Ndryshe, agresioni ushtarak i Rusisë ndaj Ukrainës ka hasur në zemërim ndërkombëtar, me BE, SHBA dhe Britani të Madhe, ndër të tjera, duke zbatuar sanksione të ashpra financiare ndaj Moskës. /Telegrafi/