“Nata ose Blücheri”, thërret Duka i Wellingtonit, në epilogun e betejës vendimtare të Vaterlosë kundër Napoleonit, në 18 qershor 1815, duke shpresuar për rënien e errësirës – që në atë kohë pezullonte çdo veprim luftarak – ose për mbërritjen e mareshallit prusian Gebhard Leberecht von Blücher, që të parandalojë revanshin e francezëve. Blücheri mbërrin në kohë, i jep fund një herë e përgjithmonë hegjemonisë së Parisit mbi Evropën, dhe Duka i shtrëngon dorën mbi kalë, për gëzimin e të gjithë piktorëve. Një shtrëngim burrëror duarsh mbi shalat e kuajve, e njëjta ikonografi që në pikturat e tetëqindës italiane paraqet mbretin Vittorio Emanuele të Savojës, me gjeneralin Giuseppe Garibaldi, i sapokthyer nga fushata në Sicili që i dorëzon në Teano Mbretërinë e Jugut të çliruar nga Borbonët.
Shtrëngimi i duarve mes presidentit amerikan, Barack Obama, dhe diktatorit kuban Raul Kastro – vëllai i themeluesit të dinastisë revolucionare Fidel – të sjell në mendje galeri të panumërta përshëndetjesh mes udhëheqësish, armiqsh, miqsh, aleatësh provizorë – si ministri i Jashtëm rus, Molotov me homologun gjerman, von Rippentrop në “paktin” e pasigurt mes totalitarizmave sovjetik dhe nazist, që e prish dy vjet më vonë pushtimi i Hitlerit kundër Stalinit.
Në Konferencën e Potsdamit, Stalini, presidenti i porsazgjedhur amerikan, Trumani, dhe kryeministri anglez Churchilli, firmosin fitoren me një dorështrëngim të trefishtë. Lufta e Ftohtë – që sipas diplomatit Kennan nisi kur Armata e Kuqe në vitin 1944 la të përgjaket rezistencën polake në Varshavë – e bën objekt talljeje atë përshëndetje plot buzëqeshje.
Dorështrëngimi, sipas enciklopedive, ka qenë përshëndetja e lashtë për të treguar se i ke duart bosh, pa armë. Në muzeun Pergamon të Berlinit, një pllakë funerale e shekullit V tregon dy ushtarë që e “firmosin” në këtë mënyrë armëpushimin. Një basoreliev i kohës, i gjetur dhe i ruajtur në Athinë, ruan perëndeshat Hera dhe Athina që shtrëngojnë dorën në mënyrë paqësore. Fotografitë e vitit 2015 në Berlin, të kancelares gjermane Merkel dhe të kryeministrit grek Tsipras, nuk prodhojnë ende, fatkeqësisht, një harmoni olimpike.
Ka duarshtrëngime që fshehin rivalitete të përjetshme – Bill Gates i Microsoftit dhe Steve Jobs i Apple; presidenti Moratti i Interit dhe ish-drejtori sportiv, Moggi; tenistët Borg dhe McEnroe mbi barin e Wimbëlldonit; si dhe duarshtrëngime që paralajmërojnë tragjedi. Në një tjetër lëndinë, në Shtëpinë e Bardhë, në vitin 1993, kryeministri izraelit, Rabin, dhe presidenti palestinez Arafat, shtrëngojnë duart ndërkohë që presidenti Clinton i përqafon të dy. Rabini do ta paguajë me jetën e tij zgjedhjen e paqes.
Mao buzëqesh duke i shtrënguar dorën Nixonit në vitin 1972 dhe takimi i tyre ndryshon botën duke e risjell Kinën në komunitetin ndërkombëtar. Një brez do të mjaftojë për parakalimin ekonomik Pekin-Washington, si dhe për të krijuar fërkime të reja ushtarake. Në vitin 1961, në Vjenë, buzëqesh presidenti i papërvojë, Kennedy, përballë rusit të ashpër Hrushov – veteran i betejës së Stalingradit: Kennedy del keq nga samiti, e rafinon diplomacinë e tij, dhe në vitin 1963, pak kohë para se të vdesë, firmos një marrëveshje shumë të rëndësishme me Moskën, për armët bërthamore. Mbretëresha Elisabetë nuk i heq asnjëherë dorashkat kur përshëndet. Etiketa është në anën e saj: gratë nuk duhet ta bëjnë. Presidenti Reagan përdorte gjithë ngrohtësi të majtën dhe të djathtën, ashtu si Fidel Kastro me Papa Vojtilën.
Duarshtrëngimi mes udhëheqësve rivalë duhet të shoqërohet me vështrim agresiv, ashtu si Putini me Merkelin në ditët e sanksioneve pas Krimesë (presidenti rus lëshon qenin e tij Doberban gjatë takimit, edhe pse e di që kancelarja nuk i do qentë), por Angela nuk shfaq asnjë lloj frike dhe e fikson në sy. Në raste të tjerë, për formalitet, është e volitshme të japësh dorën, por të shkëputësh vështrimin pasi u jep gazetarëve një marrje distance. Kështu kanë bërë kryeministri japonez, Abe, dhe presidenti kinez, Xi Jinping, Obama e Putin, princi Karl dhe despoti i Zimbabves, Mobutu. Kur sinjalet bien ndesh mes tyre, ja tek është presidenti iranian Rouhani dhe francezi Hollande me duart shtrënguar, por gjithësesi duke treguar që Teherani dëshiron marrëveshje për bërthamoren, ndërsa Parisi, në atë moment, e anashkalon.
Ndoshta duarshtrëngimi më filozofik mbetet ai mes gjeneralit jugor Lee dhe oficerëve të shtetit unionist të gjeneralit Grant, gjatë armëpushimit të vitit 1865 në Appomatox, pas Luftës për Ndarjen. Duke përshëndetur gjeneralin verior Ely Parker, i lindur në fiset indiane të Senecas, aristokrati Lee thotë: “Jam i lumtur që takoj këtu një amerikan të vërtetë”, dhe i mençuri Parker ia kthen: “Jemi të gjithë amerikanë tani, gjeneral”. /lastampa/Bota.al/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri
Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane
Blinken në Tel Aviv: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim
Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit