Inspektorati policor i Kosovës ka njoftuar se kanë arrestuar një rreshter policor në Pejë. E sipas IPK arsyeja e arrestimit të këtij zyrtari është dhuna e ushtruar ndaj koleges së tij me të cilën ishte në një lidhje dashurie. Njohësi i sigurisë Drizan Shala, thotë se shkaku i rasteve të shumta të keqpërdorimit të detyrës zyrtare, duhet të angazhohen psikologë për të vlerësuar gjendjen psiqike të policëve në vend
Pasi pranoi tretman në emergjencë në Pejë, u zbulua se jashtë detyrës zyrtare, zyrtarja policore kishte pësuar dhunë nga kolegu i saj, me të cilin ishte në një lidhje.
E për ushtrim të dhunës, në pranga përfundoi rreshteri policor me inicialet S.H.
Ishte Inspektorati Policor që njoftoi se ky zyrtari policor me gradën rreshter ka përfunduar në ndalim prej 48 orësh.
“Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) kanë arrestuar një zyrtar policor në Pejë me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor” dhe “kanosje”. Informacionet e para hetuesit e IPK-së lidhur me këtë rast i kishin pranuar nga Policia e Kosovës në Pejë se një zyrtar policor (me gradën e rreshterit) jashtë detyrës zyrtare është i përfshirë si i dyshuar në një rast të lëndimit të rëndë trupor. Pas këtyre veprimeve hetimore, zyrtarit policor me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet nga Inspektorati Policor i Kosovës.
Me rastin po merret edhe Prokuroria Themelore në Pejë.
Zëdhënësi i këtij institucioni, Shkodran Nikçi, bëri me dije se gjatë ditës, Prokurori do të kërkojë edhe masë të paraburgimit ndaj të dyshuarit.
“Prokurori i Shtetit gjatë ditës do të paraqesë kërkesë për caktim të masës së paraburgimit ndaj të pandehurit”, ka thënë Shkodran Nikçi – nga Prokuroria Themelore Pejë.
E njohësi i çështjeve të sigurisë Drizan Shala thotë se një rast si ky, duhet të ndikojë në reagimin e menaxhmentit policor, dhe në angazhimin e psikologëve për trajtim të zyrtarëve policor.
Shala shton se numri i rasteve të keqpërdorimit të detyrës nga ana e policëve është më i madh.
Mirëpo sipas tij, shkaku i numrit të vogël të Inspektorëve policor këto raste nuk po zbulohen.
Ndërkohë nga ana e IPK është njoftuar se rreshteri policor është suspenduar nga detyra deri në një vendim të dytë./Portali D/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre