LAJMI I FUNDIT:

Shteti i pafuqishëm përballë kontrabandistëve në veri

Shteti i pafuqishëm përballë kontrabandistëve në veri

Pavarësisht urdhrit të drejtorit të përgjithshëm të policisë së Kosovës, i cili gjatë takimit të djeshëm me eprorët më të lartë të policisë, urdhëroi kontroll të rreptë të pikave kufitare, sidomos atyre veriore, grupet kriminale në veri të cilat udhëhiqen nga njerëz të fuqishëm, vazhdojnë të fusin mallra të ndryshme nga Serbia, si dhe të kontrollojnë gjithçka në atë pjesë të Kosovës.

Burime të sigurta të KosovaPress-it nga Leshaku, bëjnë të ditur se natën mes të mërkurës dhe enjtes nga Serbia në territorin e Kosovës përmes rrugëve alternative kanë hyrë dhjetëra kombi përplotë me artikuj ushqimorë me destinacion komunat veriore të vendit.


Sipas këtyre burimeve, kombit kanë hyrë rrugëve alternative nga të dy drejtimet e pikave kufitare, Jarinje dhe Bërnjak.

“Më shumë se 13 kombi të mbushur përplot me ushqime të ndryshme nga Serbia kanë hyrë mbrëmë gjatë natës  nga drejtimi i Jarinjes, përkatësisht rrugëve malore Tresava, Mure dhe Joshanica, dhe po ashtu dhjetëra kombi me mallra, pothuajse të njëjtë kanë arritur të hynë në Zubin Potok përmes fshatit Banje. Nëpër kombi ka pasur qumësht, miell, vaj, detergjent dhe artikuj tjerë e deri tek birrat ‘Zajecarsko’”, kanë thënë burimet.

Burimet më tej kanë shtuar se pjesëtarët e policisë në atë pjesë janë në dijeni për gjithçka, por që nuk duan probleme me njerëz të fuqishëm.

KosovaPress-i ka provuar të kontaktoi me drejtorin e policisë për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq rreth kësaj çështje, por pa sukses.

Kështu veriu i Kosovës, posaçërisht veriu i Mitrovicës, përkundër organizimit të institucioneve shtetërore  për të penguar hyrjen ilegale të mallrave serbe në territorin e Kosovës, sidomos pas aplikimit të taksës 100 përqind, edhe më tutje po vazhdon të jetë ambient ideal për kontrabandë dhe kriminalitet. /KP/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori