LAJMI I FUNDIT:

Shtetet jugore të BE-së kërcënojnë Turqinë me listë të re të sanksioneve, në rast se kjo e fundit nuk zhvillon bisedime për shkak të ujërave në Mesdheun lindor

Shtetet jugore të BE-së kërcënojnë Turqinë me listë të re të sanksioneve, në rast se kjo e fundit nuk zhvillon bisedime për shkak të ujërave në Mesdheun lindor

Bashkimi Evropian do të hartojë listën e re të sanksioneve ndaj Turqisë, në qoftë se kjo e fundit nuk vjen në tryezën e bisedimeve për të zgjidhur mosmarrëveshjet territoriale me Greqinë dhe Qipron; masa këto të cilat priten të implementohen në fund të muajit shtator.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, këto tensione midis BE-së dhe Turqisë, vijnë pasi Ankaraja dërgoi anije eksploruese në zonat e pretenduara të Greqisë dhe Qipros, për të kërkuar burime natyrore.


Shtatë vendet anëtare të BE-së me vija bregdetare në Mesdhe, u mblodhën gjatë një samiti në Francë, për të diskutuar për sa i përket zbatimit të sanksioneve ndaj Turqisë.

“BE është e gatshme të zhvillojë një listë të masave të tjera kufizuese ndaj Turqisë, në qoftë se kjo e fundit nuk përfundon aktivitetet e saj të njëanshme”, u shprehën zyrtarët nga BE-ja.

“Masat mund të diskutohen në Këshillin Evropian më 24-25 shtator”, vazhduan ata.

Ndryshe, më 12 shtator pritet të mbahet takimi midis Turqisë dhe Greqisë, për sa i përket çështjes së diskutueshme të Mesdheut lindor. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Hakmarrja” e Izraelit ndaj Iranit – të gjitha zhvillimet, minutë pas minute

“Hakmarrja” e Izraelit ndaj Iranit – të gjitha zhvillimet, minutë pas minute

Botë
Ministri ekstremist izraelit e përshkruan me një fjalë sulmin e Izraelit ndaj Iranit

Ministri ekstremist izraelit e përshkruan me një fjalë sulmin e Izraelit ndaj Iranit

Botë
Izraeli sulmon Iranin me raketa

Izraeli sulmon Iranin me raketa

Azia
Rreziku për luftë gjithëpërfshirëse në Lindjen e Mesme më i madh se kurrë, paralajmëron mediumi britanik

Rreziku për luftë gjithëpërfshirëse në Lindjen e Mesme më i madh se kurrë, paralajmëron mediumi britanik

Botë
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Pamjet e para nga sulmi izraelit drejt Iranit

Pamjet e para nga sulmi izraelit drejt Iranit

Azia
Kalo në kategori