LAJMI I FUNDIT:

Shtetet e Bashkuara thonë se po punojnë “aktivisht” me Poloninë për të dërguar aeroplanë luftarakë në Ukrainë

Shtetet e Bashkuara thonë se po punojnë “aktivisht” me Poloninë për të dërguar aeroplanë luftarakë në Ukrainë

Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se Shtetet e Bashkuara po punojnë për një marrëveshje me Poloninë për të furnizuar Ukrainën me aeroplanë në mes të agresionit rus.

“Ne po shikojmë në mënyrë aktive tani çështjen e aeroplanëve që Polonia mund t’i japë Ukrainës dhe po shikojmë se si mund të jemi në gjendje ta mbështesim nëse Polonia vendos të ofrojë ata aeroplanë”, u tha ai gazetarëve të dielën gjatë një vizite në Moldavi, përcjell Telegrafi.


Gjithçka që ndodhi nga dita e tetë deri në ditën e njëmbëdhjetë të agresionit rus në Ukrainë
Lexo po ashtu Gjithçka që ndodhi nga dita e tetë deri në ditën e njëmbëdhjetë të agresionit rus në Ukrainë

“Nuk mund të flas për një afat kohor, por thjesht mund të them se po e shqyrtojmë atë shumë, shumë aktivisht”.

Shkëmbimi i ushtarëve të zënë rob mes ukrainasve dhe rusëve – Kievi publikon pamjet
Lexo po ashtu Shkëmbimi i ushtarëve të zënë rob mes ukrainasve dhe rusëve – Kievi publikon pamjet

Komentet e tij erdhën pasi udhëheqësi i shumicës demokrate në Senat, Chuck Schumer tha në një deklaratë se presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy, në një telefonatë të shtunën me anëtarët e Kongresit të SHBA, i kërkoi Uashingtonit të lehtësonte transferimin e aeroplanëve rusë të përdorur nga aleatët e Evropës Lindore.

Media të shumta të lajmeve, ndërkohë, raportuan se SHBA dhe Polonia po punojnë së bashku për të ofruar aeroplanë luftarakë polakë të epokës sovjetike në Ukrainë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Borrell zbulon se cilat shtete do ta njohin Palestinën këtë muaj

Borrell zbulon se cilat shtete do ta njohin Palestinën këtë muaj

Botë
Tanket izraelite rrethojnë lindjen e Rafahut të Gazës

Tanket izraelite rrethojnë lindjen e Rafahut të Gazës

Botë
SHBA-ja paralajmëron Izraelin se do t'i jap Hamasit një fitore strategjike nëse fillon ofensivën në Rafah

SHBA-ja paralajmëron Izraelin se do t'i jap Hamasit një fitore strategjike nëse fillon ofensivën në Rafah

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Dronët ukrainas mbërrijnë deri në Moskë

Avancon ushtria e Zelenskyt: Dronët ukrainas mbërrijnë deri në Moskë

Evropa
Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus

Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus

Evropa
OKB-ja do të votojë mbi rezolutën që e

OKB-ja do të votojë mbi rezolutën që e "ringjall" ofertën e Palestinës për anëtarësim, Rusia "nën ethe" se edhe Kosova po shkon drejt asaj rruge

Botë
Kalo në kategori