LAJMI I FUNDIT:

Shtetet e Bashkuara po kërkojnë sërish ekstradimin e Assange në një gjykatë në Londër

Shtetet e Bashkuara po kërkojnë sërish ekstradimin e Assange në një gjykatë në Londër

Kundërshtimi ligjor i qeverisë amerikane ndaj vendimit të gjyqtarit për të mos ekstraduar Julian Assange në SHBA do të dëgjohet nga Gjykata e Lartë në Londër.

Assange kërkohet nga drejtësia amerikane, duke e akuzuar atë për një komplot të kryer me qëllim të marrjes dhe publikimit të informacionit të klasifikuar në platformën WikiLeaks.


Qindra mijëra dokumente në lidhje me luftërat në Afganistan dhe Irak janë publikuar në WikiLeaks. Pas javësh gjyqi, gjyqtarja e qarkut Vanessa Baraitser vendosi në janar se Assange nuk mund të ekstradohej në SHBA, duke përmendur mundësinë realiste që Assange të kryente vetëvrasje.

Seanca, për shkak të ankimimit amerikan ndaj vendimit, do të zgjasë dy ditë në Gjykatën e Lartë të Drejtësisë në Londër. Autoriteteve amerikane u është aprovuar më parë një apel kundër vendimit të gjyqtarit Baraitser për pesë arsye.

Assange ndodhet në burgun Belmarsh që nga viti 2019, pasi u tërhoq nga ambasada e Ekuadorit në Londër nga policia e Londrës. Assange hyri në ndërtesën e ambasadës në vitin 2012 për të shmangur ekstradimin në Suedi, e cila e kërkonte atë për përdhunim. Ajo aktakuzë përfundimisht u hodh poshtë. Seanca e re pritet të përfundojë nesër, kur duhet të merret një vendim. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të

Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin

Azia
Dhjetë të vdekur – momenti i përplasjes së dy helikopterëve, gjatë provave ushtarake në Malajzi

Dhjetë të vdekur – momenti i përplasjes së dy helikopterëve, gjatë provave ushtarake në Malajzi

Azia
Ministri i Jashtëm rus shpalos një nga planet kryesore të Putinit

Ministri i Jashtëm rus shpalos një nga planet kryesore të Putinit

Evropa
Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Evropa
U grindën për qen, avokati brazilian vret fqinjin – shtiu mbi 30 plumba mbi 73-vjeçarin

U grindën për qen, avokati brazilian vret fqinjin – shtiu mbi 30 plumba mbi 73-vjeçarin

Amerika Latine
Forcat ruse kanë ngecur në rajonin e Donetsk – harta që tregon gjendjen e fundit në linjat e frontit në Ukrainë

Forcat ruse kanë ngecur në rajonin e Donetsk – harta që tregon gjendjen e fundit në linjat e frontit në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori