Shtetasi turk hyri në stacionin policor në Prishtinë dhe nxori thikën, Policia heton rastin

Policia e Kosovës ka njoftuar se një shtetas turk është paraqitur në stacion policor, i njëjti ka folur në gjuhen turke dhe gjatë komunikimit i dyshuari nga xhepi ka nxjerr një thikë.
Rasti ka ndodhur në Stacionin policor Jugu në Prishtinë, të premten në ora 17:00.
“I dyshuari mashkull shtetas turk i moshës 25 vjeçare, është paraqitur në stacion policor, i njëjti ka folur në gjuhen turke, gjatë komunikimit i dyshuari nga xhepi ka nxjerre një thikë. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit kujdestar është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
Policia njofton se intervistimi i tij do të bëhet pasi të sigurohet përkthyesi dhe në prezenca e avokatit mbrojtës.
Rasti po hetohet. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
1 orë më parë








































