Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person është ka ndërruar jetë pas lëndimeve të rënda që ka pësuar në shtëpinë e tij.

Rasti ka ndodhur të premten, në ora 10:30 në rrugën “Ismail Qemali” në Prizren.


“Është raportuar se viktima mashkull kosovar, është lënduar në shtëpinë e tij. Si pasojë e lëndimeve të rënda viktima ka ndërruar jetë”, thuhet në raport.

Policia në raportin 24 orësh nuk ka paraqitur të dhëna tjera lidhur me rastin, ndërkaq me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. /Telegrafi/