LAJMI I FUNDIT:

Shtëpia unike, lëviz në të gjitha anët (Video)

Shtëpia unike, lëviz në të gjitha anët (Video)

Kemi pasur rastin të shohim shtëpi me dizajne të ndryshme, por jo edhe që lëvizin sikur të ishin duke qëndruar në ajër.

Videoja e publikuar më poshtë shfaq shtëpinë lëvizëse, e cila anon në anën që është më e rëndë (aty ku qëndrojnë banorët), transmeton Telegrafi.

Ajo është e tëra e mbuluar nga xhami dhe ka një dizajn tepër unik, dhe ofron pamje panoramike për të gjithë të apasionuarit e dritës natyrale.

ReActor është projekti më i ri eksperimental i dizajnuar dhe ndërtuar nga kompania ndërkombëtare e dyshes Alex Schweder dhe Ward Shelley.

Shtëpia lëvizëse është 12 metra e gjatë dhe është e vendosur mbi një shtyllë betoni e cila përmes një mekanizmi e vë në lëvizje, varësisht se në cilën anë qëndrojnë banorët. /Telegrafi/