LAJMI I FUNDIT:

Shtëpia në Boston po shitet për afërsisht 1 milion dollarë, por “banjo pa derë” po i huton njerëzit

Shtëpia në Boston po shitet për afërsisht 1 milion dollarë, por “banjo pa derë” po i huton njerëzit

Një shtëpi në Boston po shitet përmes një agjencie të pasurive të patundshme për një shumë rreth 1 milion dollarë.

Dhe ndërsa në shikim të parë duket idilike, e rregullt dhe e zbukuruar, një detaj i zmbraps njerëzit.


Gjegjësisht, menjëherë në të majtë të hyrjes është banjo, por ajo nuk është e ndarë nga korridori dhe dhoma e ndenjes me asnjë derë. transmeton Telegrafi.

Kabina e dushit, tasi i tualetit dhe lavamani janë të ndara me ndarje qelqi, por vetë banjo nuk është e ndarë nga pjesa tjetër e shtëpisë.

Ky detaj interesant nuk u përmend në reklamë, por nuk kaloi shumë dhe historia u përhap në internet, kështu që përfundoi në Instagram.

“Mirë se vini në Boston, ku shpenzoni rreth 800 mijë euro për një shtëpi dhe nuk merrni derën e banjës”, “kjo është pikërisht ajo për të cilën kam ndonjëherë makthe”, janë disa nga komentet. /Telegrafi/