LAJMI I FUNDIT:

Shtëpia ideale për familje të re (Plani detaj)

Shtëpia ideale për familje të re (Plani detaj)

Po ju prezantojmë shtëpinë moderne njëkatëshe prej 190 metrash katrorë me pishinë dhe kopsht

Shtëpia i është dedikuar familjes së re dhe i është përshtatur mënyrës urbane të jetës.


Në organizimin hapësinor të përdheses dominon dhoma e madhe e ditës, e cila është e lidhur me kuzhinën dhe trapezarinë. Ato i ndan stufa shumë e bukur, e cila ka rol funksional estetik.

Në vazhdim gjenden dhoma e punës dhe banja, si edhe depozita dhe kaldaja me hyrje në garazh për dy vetura.

Kati i sipërm i shtëpisë është i rezervuar për gjumë dhe pushim. Në kat, pos korridorit të madh, i cili shërben edhe për të luajtur fëmijët, gjenden tri dhoma të mëdha gjumi, dy banja dhe qilari, transmeton Telegrafi.

Të gjitha dhomat kanë dalje në tarracë, ndërkaq më e madhja, u është dedikuar prindërve, është e lidhur edhe me tualetin dhe me hapësirën për gardërobë.

Eksterierin e shtëpisë e karakterizojnë dizajni modern dhe format gjeometrike. Fasada pjesërisht është e mbuluar me panele nga druri ekzotik, që në mënyrë të përsosur përshtaten me kopshtin. Në oborr gjendet edhe pishina e madhe.

Vëllimi i reduktuar, hyrja e theksuar bukur, proporcionet e mira të hapjeve të dritareve, organizimi qendror i hapësirës dhe tarracat e mëdha tregojnë që me kombinimin harmonik të elementeve të thjeshta është e mundshme të arrihen rezultate interesante dhe dinamike arkitektonike.

Të dhënat themelore:

Sipërfaqja e shtëpisë: 190m2
Gjatësia e shtëpisë: 8,35 m
Gjerësia e ngastrës: 23,56 m
Gjatësia e ngastrës: 26,56 m

Përdhesja:

Parahyrja: 4,7 m2
Paradhoma: 16,6 m2
Dhoma e ditës: 35,9m2
Kamini: 2,6 m2
Kuzhina dhe trapezaria: 32,9 m2
Dhoma e punës: 12 m2
Banja: 3,5 m2
Qilari: 2,1 m2
Ngrohtorja: 5,1 m2
Garazhi: 46,1 m2

Kati i parë

Paradhoma: 16,6 m2
Dhoma e fjetjes: 1: 13 m2
Hapësira për gardërobë: 5,1 m2
Tualeti: 4,8 m2
Dhoma e fjetjes 2: 13,5 m2
Dhoma e fjetjes 3: 13,3 m2
Banja: 10,6 m2
Qilari: 4 m2

/Telegrafi/