LAJMI I FUNDIT:

Shtëpia e Bardhë thotë se Putin “po e përdor ushqimin si armë” duke bllokuar eksportet e drithërave nga Ukraina

Shtëpia e Bardhë thotë se Putin “po e përdor ushqimin si armë” duke bllokuar eksportet e drithërave nga Ukraina

Koordinatori i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së për Komunikimet Strategjike, John Kirby i tha CNN të dielën se presidenti rus Vladimir Putin “absolutisht po e përdor ushqimin si armë” në pushtimin e tij në Ukrainë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Kirby tha se administrata e presidentit amerikan Joe Biden dhe vendet partnere po punojnë për të kapërcyer një bllokadë të eksportit që po shkakton një mungesë globale të ushqimit.


“Absolutisht po e përdor ushqimin si armë – dhe ne po punojmë shumë me komunitetin ndërkombëtar dhe OKB-në për të gjetur mënyra për të qenë në gjendje ta nxjerrim atë drithë atje dhe në tregun ku i takon”, tha Kirby për CNN.

Për të fituar luftën në Ukrainë, Putini po përgatitet t’i çojë drejt urisë vendet në zhvillim
Lexo po ashtu Për të fituar luftën në Ukrainë, Putini po përgatitet t’i çojë drejt urisë vendet në zhvillim

Bllokada e eksporteve të Rusisë, pranoi Kirby, “do të ketë një ndikim global”.

“Ne do të ndiejmë një pjesë të kësaj ndoshta edhe këtu (SHBA), kjo është arsyeja pse ne po punojmë kaq shumë në përpjekjen për të gjetur rrugë alternative për të nxjerrë një pjesë të asaj sasie gruri”, tha ai.

Në fillim të kësaj jave, CNN raportoi se lufta e Rusisë në Ukrainë mund të shtyjë deri në 49 milionë njerëz drejt urisë ose kushte të ngjashme me urinë për shkak të ndikimit të saj shkatërrues në furnizimin dhe çmimet globale të ushqimit, sipas vlerësimeve të OKB-së. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Deshifrohet një tekst i lashtë - ai tregon se si dukej mbrëmja e fundit e Platonit

Deshifrohet një tekst i lashtë - ai tregon se si dukej mbrëmja e fundit e Platonit

Greqia
Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Afrika
Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Bosnja
Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori