LAJMI I FUNDIT:

Shtëpia Barbie ekziston vërtet në Malibu dhe jepet me qira

Shtëpia Barbie ekziston vërtet në Malibu dhe jepet me qira
(Foto: Mattel/WBEI)

Në Malibu të Kalifornisë ekziston një shtëpi e vërtetë Barbie, e cila mund të merret me qira.

Nuk ka dyshim se brenda saj mund të ndihesh si një Barbie në jetën reale, porse kësaj radhe është e rregulluar në stilin e Ken.


Mania e filmit "Barbie", binjaket shpenzojnë 186 mijë euro operacione plastike për t'u dukur si kukulla e famshme
Lexo po ashtu Mania e filmit "Barbie", binjaket shpenzojnë 186 mijë euro operacione plastike për t'u dukur si kukulla e famshme

Ngjashëm sikurse në filmin e shumëpopullarizuar, “Barbie”, shtëpia është rimodeluar përkohësisht, me mobile të frymëzuara nga kaubojët dhe kuajt.

(Foto: Mattel/WBEI)

Krahas dhomës së zhveshjes së Kenit, përballë shtëpisë ndodhet një pishinë e madhe, një kuzhinë verore, një palestër dhe një zonë argëtimi me altoparlantë të mëdhenj.

Shtëpia rozë e ëndrrave në përmasa reale, pranë plazhit, është padyshim në listën e dëshirave të shumë njerëzve.

(Foto: Mattel/WBEI)

Nuk ka dyshim se kërkesat për të qëndruar në shtëpinë e ëndrrave janë shtuar jashtëzakonisht shumë pas suksesit të madh të filmit me regji të Greta Gerwig dhe me rolet kryesore të luajtura nga Margot Robbie (Barbie) dhe Ryan Gosling (Ken) që ka kaluar shifrën prej një miliard dollarë përfitimesh. /Telegrafi/

(Foto: Mattel/WBEI)