LAJMI I FUNDIT:

Shtatë qytete njëngjyrëshe në të gjithë botën që do t’ju befasojnë

Shtatë qytete njëngjyrëshe në të gjithë botën që do t’ju befasojnë

Një fustan njëngjyrësh është e lehtë ta kombinosh, por një qytet të tërë, jo dhe aq! Qytetet njëngjyrëshe, duken si të dala nga ndonjë libër me tregime dhe janë të adhurueshme për sytë

Nga Meksika në Marok, ka plot zona me të njëjtën ngjyrë fasade. Të jesh përballë një qyteti të tillë është një eksperiencë sa tërheqëse, aq dhe befasuese si për banorët që jetojnë aty, por edhe për turistët.


Aspekti estetik nuk është e vetmja arsye pse një qytet mbulohet me një nuancë të vetme. Nga një metropol indian rozë që u bë i tillë vetëm për të nderuar vizitën e një mbreti tek disa ishuj koreanë me ndërtesa të purpurta për të nxitur interesin e turistëve…

Njihuni me shtatë qytetet mahnitëse, njëngjyrëshe që “kombinohen” me çdo nuancë.

Andalusia, Spanjë

Në rajonin jugor të Spanjës, Andalusia, ka shumë qytete të bardha. Disa teori kanë qarkulluar: njëra tregon se ngjyra u përdor për të mbrojtur ndërtesat nga dielli i fortë i Mesdheut, ndërsa tjetra thotë se e bardha u përdor për të luftuar bakteret.

Izamal, Meksikë

Ngjyra e verdhë e qytetit Izamal në Meksikë ka dy teori shpjegimi. E para, thuhet se kjo ngjyrë u zgjodh për nder të një fejese të planifikuar me Papa Gjon Pali II në vitin 1993, ndërsa të tjerë argumentojnë se e verdha i paraprin vizitës së tij.

Chefchaouen, Marok

Ky qytet verior maroken është i famshëm për blunë e tij të gjallë kudo, e cila mbulon fasadat dhe rrugicat. Për blunë, janë disa shpjegime: ngjyra largon mushkonjat; është simbol i qiellit ose i detit Mesdhe aty pranë; është një ngjyrë e besimit hebre, etj.

Jodhpur, Indi

Thuhet se ngjyra blu e qiellit është zgjedhur për t’i mbajtur shtëpitë të freskëta në klimën e shkretëtirës. E vendosur në rajonin Rajasthan të Indisë, Jodhpur është tetë orë me makinë nga qyteti rozë njëngjyrësh i Jaipur.

Ishujt Banwol dhe Bakji, Kore e Jugut

Në bregun perëndimor të Koresë së Jugut ndodhen ishujt e vegjël Banwol dhe Bakji. Për të rritur turizmin, qeveria vendosi mbjelljen e luleve të purpurta që rriten në zonë, si edhe lyerjen e disa fasadave me ngjyrë jargavani.

Collonges-la-Rouge, Francë

Të gjitha ndërtesat në këtë komunë mesjetare kanë të njëjtën nuancë të kuqe flake, falë gurit ranor të kuq vendas me të cilin janë ndërtuar, shkruan Anabel.

Jaipur, Indi

Në pritje të një vizite nga Princi i Uellsit në 1876, Maharaxhai Raja Sawai Ram Singh vendosi t’i vishte ndërtesat e Jaipurit me rozë festive. Mbi një shekull më vonë, “Qyteti Rozë i Indisë” u regjistrua zyrtarisht si pjesë e Trashëgimisë Botërore nga Komiteti i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. /Telegrafi/