LAJMI I FUNDIT:

Shtatë kapacitetet kritike për fatin e luftërave të ardhshme

Shtatë kapacitetet kritike për fatin e luftërave të ardhshme
Ilustrim

Në 22 shkurt 2022, bota u zgjua e shokuar nga riciklimi i luftës neonaziste, të ndërmarrë nga Rusia putiniste për të pushtuar tërësinë territoriale të një vendi sovran (Ukrainës).

Që në krye të herës është nënvizuar, por rreth 19 muaj luftime konfirmuan se agresioni ushtarak i Rusisë nuk ishte vetëm kundër sovranitetit të Ukrainës, por edhe Kërcënim serioz ndaj rendit global të sigurisë si dhe ndaj interesave dhe vlerave transatlantike (ShBA/OKB/ NATO/BE).


Paraprakisht po risjell në vëmendje gjashtë betejat e humbura nga Rusia.

1. Kurrsesi nuk e pushtoi Ukrainën, por është strukur e rraskapitur në transhetë e Donbaskut etj.

2. Humbi betejën për të minuar, ndërsa e forcoi kohezionin mes vendeve të NATO-s dhe marrëdhëniet Transatlantike (SHBA/BE).

3. Humbi betejën për t’i tronditur rendin dhe mekanizmat e sigurisë globale. Mbas 19 muajsh, vetëm soji i Kim-Jong-ut dhe 3-4 të të ngjashmit e tij pranojnë t’i japin dorën Putinit!

4. Nuk arriti të tërheq Pekinin në një aventurë gjeostrategjike, për të hapur një fronti të ri lufte jo vetëm ndaj Tajvanit.

5. Gjithsesi dështoi për të ndezur fitilat e luftës në Ballkan duke frymëzuar Beogradin zyrtar.

6. Përtej izolimit stalinist, ka humbur betejën për të mbajtur kohezionin dhe krenarinë e kombit rus.

Në përmbledhje: Dështimi në gjashtë betejat e sipërpërmendura, shënojnë vetëm fillimin e rrokullimës drejt humbjes turpëruese të luftës dhe diskreditimit gjeopolitike që pret Rusinë.

Së dyti, kam përzgjedhur mesazhin-epitaf të ish-presidentit të ShBA-së, John Kennedy, i cili plot 60 vjet më parë (1963), në hapje të Konferencës së parë të Sigurisë së Munihut, tha: “T’i hedhim sytë përtej rreziqeve të së sotmes, te shpresat e së nesërmes”.

Më konkretisht, në vijim po paraqes shtatë kapacitetet kritike ushtarake që do të përcaktojnë fatet e luftërave, ndoshta përtej 50 vitet që vijnë:

1. Kapacitete të Luftës Hibride: Rëndësia e strategjisë, taktikave dhe kapaciteteve të mbrojtjes nga kërcënimet hibride qëndron në aftësinë për të shfrytëzuar dobësitë e kundërshtarit dhe për të prishur proceset e tyre vendimmarrëse, duke lejuar përfundimisht një qasje më të shkathët për arritjen e qëllimeve strategjike, në fund të fundit për të mposhtur kundërshtarin dhe demoralizuar aleat e tij.

Sulmet kibernetike marrin përparësi, pasi mund të paralizojnë infrastrukturën kritike, të prishin komunikimet dhe të depërtojnë në sistemet e armikut. Ndërsa fushatat e dezinformimit mbjellin përçarje, manipulojnë opinionin publik dhe gërryejnë besimin tek institucionet; presionet, sanksionet ekonomike dhe kufizimet tregtare, po ashtu imponojnë vështirësi që minojnë vendosmërinë e kundërshtarit.

2. Kapacitete të luftës së informacionit synojnë mbrojtjen e hapësirës informative dhe përfshin një sërë masash proaktive të domosdoshme për të mbrojtur zhvilluar kapacitet e një vendi të përfshirë në luftë. Lufta e Informacionit mbështetet në tri shtylla kryesore:

Së pari, siguria kibernetike përfshin mbrojtjen e të dhënave, të infrastrukturës kritike dhe rrjeteve qeveritare nga hakerat dhe aktorët e tjerë me qëllime armiqësore. Së dyti, masat dhe kapacitetet kundër dezinformimit për të luftuar dhe ndaluar përhapjen e informacionit të rremë ose mashtrues. Së treti, rritja e qëndrueshmërisë publike për të vlerësuar në mënyrë kritike informacionin që ata hasin/gjejnë në internet. Pra në thelb, lufta e informacionit është një qasje proaktive për të mbrojtur sferën tonë dixhitale si dhe besimin te vlerat demokratike.

3. Kapacitete kundër aeroplanë pa Pilotë (dronëve ose UAV-të në gjuhën e NATO-s). Masat kundër UAV-ve janë strategji dhe teknologji moderne dhe kapacitete thelbësore të domosdoshme për luftën kundër dronëve, të cilat përfshijnë sisteme të avancuara të radarëve, bllokues të frekuencave të radios dhe raketa antidrone.

Për më tepër, zhvillimi kapaciteteve efektive kundër UAV-ve kërkon një qasje gjithëpërfshirëse mbrojtëse dhe sulmuese me teknologji të avancuar, bashkëpunim ndërkombëtar dhe ndërgjegjësim publik.

4. Kapacitete për luftën urbane përfshijnë zhvillimin, e strategjive, kapaciteteve dhe aftësi operacionale të përditësuara për sfidat unike të luftimit në mjediset urbane. Kështu, mbetet thelbësore që:

Së pari trupat duhet t’i nënshtrohen një trajnimi gjithëpërfshirës që përfshin luftime nga afër, pastrimin e ndërtesave dhe kontrollin e popullatës. Kjo përfshin përmirësimin e aftësive të qitjes dhe përdorimin e teknologjisë si p.sh syzet e shikimit natën etj.

Së dyti, lufta urbane kërkon taktika të adaptueshme ndaj forcave armiqësore të fshehura midis civilëve. Armët jovdekjeprurëse, si gaz lotsjellës dhe plumbat e gomës, duhet të përdoren me precizion dhe maturi për të ruajtur jetën e kalimtarëve të pafajshëm.

5. Kapacitete e mbledhjes së inteligjencës përfshijnë investimin në kapacitetet e avancuara të grumbullimit të informacionit në fusha të shumta, duke përfshirë imazhet satelitore, inteligjencën e sinjaleve (SIGINT) dhe inteligjencën me burim të hapur (OSINT).

6. Kapacitetet e lëvizshmërisë strategjike janë koncept kritik në strategjitë ushtarake dhe të menaxhimit të krizave, që synojnë të sigurojnë përgjigje të shpejtë dhe efektive ndaj kërcënimeve dhe emergjencave të paparashikuara. Ajo përfshin investimin në aftësinë për të lëvizur me shpejtësi trupat, pajisjet dhe burimet e mbrojtjes.

Nga ana tjetër, këto kapacitete luftimi “imponojnë” zhvillimin e forcave të reagimit të shpejtë, të cilat kanë si mision për t’iu përgjigjur “në kohë reale” krizave. Këto forca mund të vendosen për të menaxhuar situata të ndryshme, nga fatkeqësitë natyrore deri te kërcënimet e integritetit territorial dhe interesave kombëtare. Për të arritur lëvizshmërinë strategjike, bëhen investime në infrastrukturën e transportit, si aeroplanë me dislokim të shpejtë, anije dhe personel të trajnuar mirë.

7. Mbrojtja e civilëve në konfliktet moderne po merr një fokus vendimtar. Kjo është e rëndësishme veçanërisht sot kur bota bëhet gjithmonë e më e lidhur, dhe media ka një vëmendje të shtuar se çfarë ndodh me njerëzit e zakonshëm në konfliktet e armatosura.

Kjo mbrojtje përfshin masa si krijimi i zonave të sigurta për civilët, ofrimi i ndihmës humanitare dhe ndëshkimi i atyre që dëmtojnë qëllimisht jo-luftëtarët. Ideja është të kufizohen dëmet e shkaktuara nga konfliktet dhe të parandalohet humbja e jetëve të pafajshme.

Konkluzione: Mësimet e nxjerra nga lufta demonstrojnë domosdoshmërinë për zhvillimin e shtatë kapacitetet thelbësore që nevojiten për luftërat e ardhshme, krahas atyre konvencionale. Këto kapacitete mund të shërbejnë gjithashtu edhe si paketë kapacitetesh për t’u përzgjedhur me prioritet nga NATO. Këto kapacitete duhet t’i ketë NATO në tërësi dhe që të gjitha së bashku mund të përbëjnë fuqinë ushtarake të planifikuar në konceptin strategjik të aleancës që u miratua në Samitin e Letonisë në korrik 2023.

Po ashtu, do t’i këshilloja faktorët me peshë politike të Tiranës dhe Prishtinës zyrtare që humbja e luftës, kolapsi ekonomik dhe diskreditimi ndërkombëtar që e pret Rusinë, si dhe mësimet e nxjerra nga lufta mbeten rrethana (por, jo dhurata) të favorshme gjeopolitike.

Me këtë rast, do të doja të përcillja publikisht edhe një mesazh: Përkushtimi, përulësia fisnike, sakrificat sublime dhe përgjegjshmëria e spikatur e ushtarakëve, policisë, inteligjencës, mjekëve, infermierëve, personelit të emergjencave civile etj., meritojnë të trajtohen me dinjitet.

Në trend

Më shumë
Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin - ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën

Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin - ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Lajme
Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bundesliga
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Kalo në kategori