LAJMI I FUNDIT:

Shqyrtohet vendimi për privatizimin e Telekomit të Kosovës

Shqyrtohet vendimi për privatizimin e Telekomit të Kosovës

Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal sot në ora 12:30 do të mbajë mbledhjen e radhës.

Ndër të tjera, ky komision do të shqyrtojë vendimin e Qeverisë të muajit të kaluar me të cilin është autorizuar Komisioni Qeveritar për Privatizimin e Ndërmarrjes Publike “Telekomi i Kosovës”.


Më 22 janar, Qeveria e Kosovës i dha dritën e gjelbër privatizimit të Telekomit pas këtij vendimi.

Komisioni Qeveritar për Privatizim do të kryesohet nga Ministri i Zhvillimit Ekonomik, dhe në përbërje do të jetë edhe Ministri i Financave, Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit dhe Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Këta do t’i rekomandojnë Qeverisë së Republikës së Kosovës ofertuesin më të suksesshëm për privatizimin e kësaj ndërmarrje. /Telegrafi/